Nuk ka një kaos në sistemin e shëndetësisë- jo një herë ka deklaruar ministri i shëndetësisë Kostadin Angjellov. Dhe pavarësisht se autoritetet llogarisin se bëhet organizimi i domosdoshëm nëpër vende që të mund spitalet të marrin rastet më serioze, pacientët alarmojnë në masë për probleme. Ankimet më të shpeshta janë për lidhjen më të vështirë me mjekët personal, për ndjenjën për një rreth të magjepsur si rezultat nga vënia nën karantinë dhe domosdoshmëria të bëhen analiza dhe të jepet një trajtim adekuat.
“Dy javë një tmerr të vërtetë” - kështu një mësuese bullgare e përshkruan takimin e saj me Covid-19. Të dy bashkëshortët Maria dhe Vlladimir nga qyteti Plovdiv, sëmuren në dy ditë njëra pas tjetrës. Përpara se të dalë PCR testi i bashkëshortit të saj dhe t’i karantinojnë në shtëpinë e tyre, Maria bën një radioskopi, e cila nuk tregon asgjë shqetësuese. Por, gruaja ka një dhimbje të madhe koke si dhe dhimbje në mollëzat e syrit. Ka pasuar një telefonatë deri te mjekja familjare, e cila e ka këshilluar të pijë antibiotik. “Unë e bleva nga farmacia pa recetë, sepse mjekja ime nuk le asnjë deri në kabinetin e vet”, thotë gruaja. E mbetur në shtëpi si kontakte e një të sëmuri, Maria fillon të provojë simptomën e radhës të infektimit me koronavirusin: “Në ditën e dytë - të tretë fillova të mbytem dhe fjalë për fjalë nuk munda të merrja frymë” - tregon ajo në eterin e Radios Kombëtare Bullgare -Plovdiv. Mjekja familjare i jep në telefon një antibiotik tjetër të fortë, dhe kur ndien dhimbje të forta në stomak, ajo i referohet telefonit të urgjencës 112. Ekipi i ndihmës urgjente viziton për herë të dytë shtëpinë e saj gjatë kohës së sëmundjes:
“Ata më thanë sy më sy se në spitalet nuk ka vende të lira. Se nuk mund të bëjnë asgjë më tepër për mua dhe të vazhdoj të mbaj lidhje me mjekun familjar”.
Gruaja e përshkruan situatën si një “rreth magjepsës” dhe në kokë të vet e ndalon pranimin e antibiotikut. Që të mund të shkojë për vizitë tek mjeku, duhet burri i saj ta shpjerë, por në të njëjtën kohë ata i nënshtrohen gjobës gjatë ikjes nga shtëpia. Polici patrullues e këshillon të telefonojë në Inspektimin Shëndetësor Rajonal, ku telefoni jep i zënë ose nuk i ngrenë telefonat.
Dy javë pas fillimit të sprovës Covid-19 dhe më shumë se dhjetë ditë e natë pa gjumë familja nga Plovdivi tani ndihet më mirë, por gruaja vazhdon të ndiejë një dobësi dhe një frikë të kthehet në shkollë.
Pikëpamjet e një mjeku dhe një pacienti në këtë rast ndryshojnë. “Në parim, nuk mendoj se është e udhës, por në situatën e krijuar, pandemia, për të cilën nuk ka shërim dhe nuk ka asnjë lloje artikujsh se tamam çfarë lloji është virusi, cilat janë pasojat pas kësaj sëmundjeje, natyrisht që është e lejueshme - komenton mjekja shtëpiake Sllavka Çeteljazova sa u përket konsultimeve të dhëna me telefon dhe dhënien e antibiotikut pa recetë. Sa u përket pacientëve të cilët janë nën karantinë, ajo sqaroi se duhet të telefonojnë në numër 112.
“Aty jenë ekipet e ndihmës urgjente, të cilët janë me veshje mbrojtëse dhe janë në gatishmëri për të matur ngopjen e gjakut me oksigjen, të vizitojnë të sëmurin, mund të bëjnë edhe një test të shpejtë. Sipas mjekut tjetër personal të familjes, doktoresha Marusja Ivanova, mediat nuk kanë të drejtë t’u kërkojnë llogari mjekëve të përgjithshëm për vendimet e tyre.
“Unë jam absolutisht e paqetë sepse puna ime është jashtëzakonisht e shumtë - punoj dhe në një klinikë ambulatore, vizitoj, qëndroj ditë e natë në telefon - sqaroj. Shyqyr që pacientët janë të kënaqur dhe aktualisht që të gjithë të sëmurët janë në një gjendje të mirë.” Sipas fjalëve të saj problemet janë të shumta, por më i madhi është sëmundshmëria mes personelit mjekësor, përfshi dhe mes mjekëve personal:
“Sepse nuk u janë siguruar kostume për të bërë vizita, ata i blejnë vetë që të gjitha gjërat. Problemi është dhe në edukimin e keq të bullgarëve dhe në kaosin, i cili ekziston tani në organizimin e sistemit tonë shëndetësor.”
Përpiloi: Elena Kerkallanova /në bazë të intervistave të RKB-Plovdiv/
Përgatiti në Shqip: Nataniela Vasileva
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..