Sot është një festë e madhe e Zotit, e shënuar akoma gjatë shekullit të 2 nga kalendari i ri. Deri në shekullin e 4 kisha e feston bashkë me Lindjen e Krishtit, kurse festa e përgjithshme është quajtur Epifania /Dita e Bekimit të Ujit/. Më vonë është pranuar që Krishtlindja të festohet më 25 dhjetor, kurse Pagëzimi i Krishtit ose Dita e Ujit të Bekuar – më 6 janar. Kjo është një nga festat më të vjetra kishtare dhe popullore. Ajo ka disa emërtime. Dita e Jordanit që vjen nga Jordani -lumi i shenjtë në të cilin Gjon Paraardhësi pagëzoi Krishtin dhe në këtë mënyrë ai përmbushi atë që ishte parathënë. Sipas ungjillit të Mateut, kur Biri i Zotit ka dalë nga uji, qielli është hapur dhe Shpirti i Zotit ka marrë formën e një pëllumbi, i cili është lëshuar drejt tij. Kurse nga qielli është dëgjuar një zë: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin është dashamirësia Ime”. Kështu Zoti është paraqitur përpara njerëzve në trininë e vet.
Ideja e shenjtërimit të ujit, besimi në forcën e tij spastruese dhe rinuese mbledh krishterimin dhe folklorin në momentin më të rëndësishëm nga festa - hedhjen e kryqit në lum, në liqen e të tjera. Konsiderohet se pas këtij riti uji bekohet, kurse ai që nxjerr kryqin, gjatë gjithë vitit do të jetë i shëndetshëm dhe me shumë fat. Prandaj , kur prifti hedh kryqin, në ujërat e akullta hidhen burra në mosha të ndryshme. Kuptohet se vetëm një është fituesi. Ai ja kthen kryqin priftit dhe merr uratën e tij.
Shumë e njohur gjatë viteve të fundit u bë tradita, të cilën e ndjekin në qytetin Kallofer. Më 6 janar në këtë qytet të bukur, në ujërat e ftohta të lumit Tunxha dredhon e ashtuquajtura Valle e Burrave nën tingujt e daulles dhe të gajdes. Tradita u respektua edhe këtë vit, megjithë informacionin e shpallur paraprakisht se nuk do të ketë valle për shkak të masave anti-epidemike. Rituali i hedhjes së kryqit do të zhvillohet në mbarë vendin, por nuk do të lejohet grumbullimi i shumë njerëzve në një vend.
Në prag të ditës së Pagëzimit të Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht është darka e fundit e temjanisur. Ashtu si në Ditën e Ignat Hyjmbajtësit dhe në Natën e Buzmit, çdo gjë është pa mish. Tavolina temjaniset. Në të janë vendosur bukë, verë, fasule, sarma, arra, mel...
Sipas gojëdhënës, në orën dymbëdhjetë përpara Bekimit të Ujit, qielli hapet dhe çdo gjë ndriçon, kafshët fillojnë të flasin me zëra njerëzore, kurse ne mund t'i urojmë vetes diçka. Nëqoftëse njeriu është i drejtë - dëshira e tij do të realizohet.
Kjo është dhe festa e parë nga vargu i festave, në të cilat zhvillohet një spastrim me ujë. Prandaj quhet akoma Vodici ose Vodici-burrash. Më 7 janar janë Vodicat e Grave dhe dita e Shën Joan Pagëzorit e kështu me radhë. Në ditën e Ujit të Bekuar përfundojnë të ashtuquajturat Ditë të Pista ose Ditë të Papagëzuara - një periudhë mjaft rrezikuese që nga Krishtlindja deri në Ditën e Pagëzimit të Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, kur veprojnë forcat e errëta. Bien dhe një sërë ndalime, të respektuara gjatë këtyre ditëve.
Dita e Ujit të bekuar është ditë emri për të gjithë, të cilët mbajnë emrat Jordan, Jordanka, Bozhidar, Bozhidara, Bistra, Bogdan, Bogdana, Bogoljub, Bogomill, Bozhan, Bozhill, Bonço, Bojan e të tjerë. Sipas traditës kryhet një përkushtim dhe dedikim festiv me ujë të bekuar mbi flamujt e betejës dhe flamujt e shenjtë të Ushtrisë Bullgare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES dhe arkiv
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..