Vallja tradicionale e burrave në Ditën e Bekimit të Ujit në lumin Tunxha në Kallofer (Bullgari Jugore) u zhvillua megjithë masat anti-epidemike. Me në krye një gajdexhi dhe një daullexhi meshkuj të veshur me kostume popullore bullgare zhvilluan një precesion deri në lum.
“Festa është diçka si relikt për qytetin. Shpresojmë se me ndihmën e Zotit do të kemi më shumë shëndet! – tha nëpërmjet programit “Horizont” të BNR-së kryetari i bashkisë së qytetit Rumen Stojanov. - E marr përgjegjësinë, lë të më gjobojnë”, deklaroi ai. Kryebashkiaku gjithashtu është pjesëmarrës tradicional në ritual, por gjatë vitit 2021 për shkak të detyrave profesionale, nuk mori pjesë në vallen e akullt.
Për shkak të “Valles së Burrave” Kryetari i Bashkisë së Kalloferit Rumen Stojanov u gjobua me 1000 leva (511 euro) sepse nuk i ka respektuar masat anti-epidemike.
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..