Kampet e përvitshme të nomadëve digjitalë në Pamporovo dhe Çepellare propozojnë kushte të shkëlqyera, në të cilat punonjësit në distancë mund të gërshetojnë punën me aktivitete dimërore sportive. Gjatë kësaj stine organizatorët e kampeve pranojnë turistë individualë dhe familje, të cilët kanë zgjedhur vendpushimet për një distancim social, pa e ndërprerë punën e vet.
Për kohën e tyre të lirë janë organizuar ski-kalime në mal dhe pritje të lindjes së diellit nëpër pistat në Pamporovo. Për këtë qëllim entuziastët përdorin automate speciale për skitë, që të mund të arrijnë deri tek pjesët e larta të maleve Rodopi, maja Snezhanka ose shkëmbinjtë e Orfeut. Kështu skiatorët nuk varen nga itineraret e teleferikëve dhe mund të shfrytëzojnë rrugicat dimërore turistike. Lëshimi mbrapa kalon vetëm nëpër pista, që t’i shmangen ngasjes rrezikuese përmes zonave të papërpunuara.
Pasuesit e kampeve për “nomadë digjitalë” janë kryesisht specialistë kompjuterikë dhe profesionalistë mediash, menaxherë, si dhe përfaqësues të profesioneve të lira. Në përshtatje me masat kundra epidemike për respektimin e distancës, sivjet ata janë ose turistë individualë, ose familje, të cilët gërshetojnë punën me argëtimet.
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..