Në ekspozitën “Zbulime të lashta. Zbulime të reja. Stina arkeologjike 2020” Muzeu Historik Kombëtar do të tregojë zbulimet e reja të stinës së fundit arkeologjike, të bëra nëpërmjet 22 ekspeditave.
Vitin e kaluar për herë të parë u studiua fortifikata në krahinën “Shën Arkangjeli” mbi fshatin Dëbnica në Rodopet Perëndimore, ku kanë banuar njerëz që nga epoka e hershme e gurit dhe bakrit në vazhdim të 6 mijë viteve.
Do të paraqiten gjithashtu zbulimet në nekropolin mesjetar, i cili gjendet në qytetin e brendshëm të Kaliakrës. Ndër to është varri i një vajze të varrosur me një fjongo të endur prej ari në ballë, një rrjetë fine flokësh prej fijesh mëndafshi dhe ari dhe rroba të bëra me pëlhura të shtrenjta.
Një moment tjetër i rëndësishëm i ekspozitës, e cila hapet më 20 janar, janë enët e ngjashme me amfora që përbëjnë urna funerale prej një nekropoli të epokës së bronzit të vonë pranë fshatit Balej të rrethit të Vidinit.
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..