Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët zgjedhin turizmin SPA në kushtet e koronavirusit

Foto: arkiv

Pandemia shkaktoi një zbaticë dramatike të turistëve të huaj në Bullgari. Po, e njëjta gjë mund të thuhet dhe për turizmin e brendshëm. Pavarësisht nga kufizimet rreth shpërndarjes të koronavirusit në vend, bullgarët nuk heqin dorë nga udhëtimet. Këtë e dëshmojnë dhe të dhënat e Sistemit të unifikuar të informacionit turistik /ESTI /pranë Ministrisë së Turizmit.

Në mes të sezonit të dimrit, qyteti Velingrad del se është vendi më i kërkuar për pushime dimërore tek ne. Gjatë muajit të fundit të vitit 2020, qyteti i vogël rodopës, i shpallur për një SPA-kryeqytet në Ballkan, ka pritur afro 12 mijë bashkatdhetarë. Në këtë mënyrë ai mundi të dalë përpara ski-qendrave të njohura  si Pamporovo dhe Borovec. Njerëzit e preferojnë, për shkak të hoteleve-SPA të preferuara dhe mundësitë për shëtitje në ajër të pastër deri tek kureshtjet natyrore dhe qytezat e lashta të maleve Rodopi.

Aktualisht më të kërkuara janë vendpushimet SPA dhe hotelet e vogla familjare si dhe bujtinat për miq, të cilat garantojnë një pushim shëndetësor në një mjedis të sigurt. Mes destinacioneve tona të preferuara dimërore janë akoma burimet termale në Hisarja në Sredna Gora, të cilat gjatë muajit dhjetor të vitit 2020 pritën 4400 turistë, si dhe fshati Banja në rrethin e qytetit Razllog, në Bullgarinë Jugperëndimore. Kohët e fundit fshati u imponua si një vend i njohur mes bullgarëve, në sajë të ujërave të veta shëruese, pishinave me ujë mineral dhe kuzhinës së shijshme shtëpiake. Në fund të vitit 2020 mbi 3400 bullgarë kanë zgjedhur të pushojnë në fshatin piktoresk, të vendosur në rrezet e malit Pirin.

Në të njëjtën kohë turistët bullgarë nuk mund të kompensojnë zbaticën serioze turistike në SPA destinacionet tona të njohura si Devin dhe Sandanski, të cilët përpara pandemisë, mbështeteshin më tepër tek miqtë e huaj, kryesisht nga Greqia fqinje.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve rekomandon ngrohtësisht Sofjen për në vjeshtë

Klima e butë, ngjarje kulturore dhe mundësi për të njohur traditat vendase – këto janë vetëm disa nga arsyet pse vjeshta është koha më e përshtatshme për të vizituar Sofjen, raporton portali i njohur italian i udhëtimeve siviaggia.it , i cili së..

botuar më 25-08-19 3.55.MD

Pazarxhik – fytyra moderne e një qyteti të lashtë

Vetëm 37 km nga qyteti i dytë më i madh në Bullgari – Plovdiv , dhe njëqind kilometra në juglindje të Sofjes ndodhet Pazarxhiku piktoresk. Pozicioni i favorshëm gjeografik i qytetit të lashtë është arsyeja se pse rrugët e rëndësishme tregtare..

botuar më 25-08-19 7.00.PD

Lumturia ka shijen e verës mes shkëmbinjve Ritlite në Grykën e lumit Iskër

Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..

botuar më 25-08-17 8.55.PD