Në Dhomën Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë u zhvillua një takim pune midis Presidentit të Dhomës Cvetan Simeonov dhe Ambasadores së Republikës së Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha.
Gjatë bisedimit u konstatua se pakësimi i vëllimit të tregtisë dypalëshe nuk është kaq i madh gjatë vitit 2020, megjithë krizën botërore. Gjatë nëntë muajve të parë të vitit të kaluar madje vëzhgohet rritje e vëllimit të mallrave prej 10.6% dhe ai arrin 87.7 mln. euro. Saldoja tregtare është pozitive për Bullgarinë. Është realizuar rritje si e eksportit, ashtu edhe e importit
Ambasadorja Hoxha vuri në dukje se ka nevojë për veprime më vendimtare në ndihmë të tregtisë dypalëshe. Simeonov e njohu diplomaten me prioritetet dhe programin e Asociacionit të Dhomave Ballkanike në krye të të cilit gjatë vitit 2021 është Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë.
U arrit marrëveshje për zhvillimin e një takimi virtual me partnerë nga Shqipëria – Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe pala të tjera të interesuara, me të cilat të këmbehen ide dhe kontakte për inkurajimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike.
Simeonov prezantoi edhe iniciativa të tjera, në të cilat Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë merr pjesë aktivisht, si Çmimet Ballkanike të Biznesit dhe Festivali Ballkanik i Verës, duke u drejtuar ftesë firmave nga Shqipëria për t’u përfshirë në aktivitete.
Informacioni është i Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë.Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..
Shumica e kompanive austriake që kanë investuar në Bullgari presin që klima ekonomike në vend të mbetet e qëndrueshme (54%) ose të përmirësohet (13%)..
Më 27 janar, në tregun vendas do të ofrohen letra shtetërore me vlerë për 150 milionë euro, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Obligacionet do të..