1458 njerëz kanë fituar nënshtetësi bullgare që nga fillimi i vitit, tha para BNR-së Dimitër Zdravkov, anëtar i Komisionit për Shtetësinë Bullgare pranë Nënpresidentit. Shumica e pasaportave bullgare u janë dhënë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Vitin e kaluar 16 000 njerëz janë bërë shtetas bullgarë – 10 000 prej tyre janë maqedonas, të ndjekur nga ukrainasit, serbët, moldavianët, shqiptarët dhe turqit.
Sipas Dimitër Zdravkovit, nuk është e vërtetë që procedura për marrjen e shtetësisë është e rëndë dhe e ngadaltë. "Ligjvënësi ka vendosur një kornizë kohore të arsyeshme, sipas rëndësisë së procedurës," tha ai. Kur dikush paraqet dokumente në Ministrinë e Drejtësisë, duhen midis 6 dhe 18 muajsh para se ministri t'ia bëjë propozimin e tij Presidentit.Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..