Tenisti bullgar Grigor Dimitrov i cili është nën № 5u klasifikua për tetëfinalet e turneut të tenisit në Akapullko, Meksikë. Turneu është nga zinxhiri ATP 500 dhe luhet në fusha të forta. Bullgari, i cili është kampion i vitit 2014 në Akapullko dhe gjysmëfinalist nga sezoni i kaluar, eliminoi Adrian Manarino nga Franca me 6:4, 3:0 dhe bëri që rivali i tij të heqë dorë pas 70 minutash lojë.
Kundërshtari tjetër i bullgarit Grigor Dimitrov është № 46 në renditjen botërore Miomir Ketsmanovich. Ndeshja do të luhet të enjten.
Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..
Valentina Dimitrova me kohën 41 minuta e 12 sekonda fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Biatlonit për vajza. Në pushimoren dimërore..