Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa popullore kushtuar kuajve – një traditë e vazhdueshme

Foto: BGNES

Dita e Shën Theodhorit  është gjithmonë një javë pas të Lidhurave të Djathit - të shtunën e parë të Kreshmëve të Mëdha. Festa është në kufirin midis dimrit dhe pranverës dhe u është e kushtuar kuajve.

Besohet se, veprimet e ritit në këtë ditë  do të sigurojnë shëndet dhe pjellori të mirë tek kuajt. Bukët e ritit, të cilat përgatiten për ditën e Shën Theodhorit , shpesh janë në formën e patkoit, të kalit, të kukullës. Mbi to vendosen hudhra, arra, misër.

Në përfytyrimet popullore Shën Theodhori i ka hipur një kali të bardhë dhe është përkrahës i kuajve, por po kështu është mes forcave të errëta, të cilat vërshojnë gjatë javës përpara ditës së Shën Theodhorit

Nëpër trojet tona dita e Shën Theodhorit festohet akoma që në kohën mesjetare.


Herët në mëngjes në ditën e Shën Theodhorit gratë kanë ndarë nga bukët e ritit të afërmeve dhe fqinjëve. Prej tyre u kanë vënë dhe në ushqimin e kuajve. Në disa rajone  kanë vrapuar nëpër rrugë, duke imituar një garë me kuaj. Kjo është bërë për shëndet dhe begati e pjellori të kafshëve dhe të nuseve të reja.


Një nga traditat më të qëndrueshme dhe rezistuese folklorike gjatë viteve, e cila ka mbetur deri në ditët tona, janë garat me kuaj, të quajtura (kushii) , të cilat gjithmonë organizohen në këtë ditë. Dikur pjesëmarrësit kanë qenë kryesisht beqarët. Duke treguar mjeshtëritë e tyre, ata kanë dëshmuar përpara prindërve të vajzave të reja se janë të aftë për tu martuar. Shumë herët në mëngjes përpara se të lind dielli, djemtë i kanë shpënë kuajt për të pirë ujë, u kanë dhënë për të ngrënë bukë me kripë, i kanë spastruar  dhe i kanëzbukuruar me rruaza, fjongo, tufa me lule dhe gjerdanë me speca të thata.

Dhe sot, në disa rajone kompania e kuajve të të rinjve fillimisht kalon përmes shtëpive të fshatit, kurse njerëzit i dhurojnë me kuleçka dhe i qerasin me verë. Ekziston dhe tradita që përpara garës tri herë të rrotullojnë oborrin e kishës, varrezat ose mejdanin e fshatit. Në këtë ditë më i lumtur është fituesi, i cili jo vetëm që merr njëfarë dekorate materiale, por dhe respektin e bashkësisë, meqenëse ka treguar një shpejtësi dhe cilësi fizike. Në shumë fshatra dhe sot e kësaj dite bëhet kurban, i quajtur shenjtor i kalit , për nder të përkrahësit të kuajve. Kjo është dhe dita e mbarështimit të kuajve dhe të sporteve të kuajve.

Kurse ditën e vet të emrit festojnë Todor, Todorka, Todorina, Teodor, Todora....

Autore: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Kurtovo Konare fton në festivalin tradicional të lutenicës

Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor..

botuar më 25-09-13 6.55.PD

Festa e Bukës, Këngës dhe Vallëzimit në qytetin Silistra

Edicioni i gjashtë i Festës së Bukës, Këngës dhe Vallëzimit, me një ekspozitë bukësh dhe prodhimesh të bukës nga Vatrat e Kulturës në komunën e Silistrës, do të mbahet më 12 shtator në orën 18:00 në sheshin “Liria” të qytetit. Programi përfshin..

botuar më 25-09-12 6.10.PD

Krutmaç – dashuri me kafshatën e parë në fshatin Krepost

Fshati Krepost, komuna e Dimitrovgradit, do të shndërrohet në kryeqytetin kulinar të traditave më 7 shtator 2025, kur do të mirëpresë një nga ngjarjet më aromatike të kulinarisë bullgare – Festa e Krutmaçit. Bëhet fjalë për një djathë autentik bullgar, i..

botuar më 25-09-07 8.20.PD