Me 1 prill shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Shpendëve. Me 426 llojet e zogjve në vend Bullgaria renditet e dyta për nga ky tregues në Evropë, por është gjithashtu ndër vendet më të pasura për nga shumëllojshmëria biologjike në Kontinentin e Vjetër. Llojet e rrezikuara si Shqiponja Perandorake (Aquila heliaca), Shkaba (Gyps fulvus) dhe zogj të tjerë grabitqarë dhe shpendë uji gjenden në Bullgari.
Ndër zogjtë më të rrallë në Bullgari është skifteri i gjahut (Falco cherrug), nga i cili kanë mbetur 4-5 çifte. Këtë e tha për BNR Varna Vlladimir Dobrev nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Ka rreth 26 çifte të shkabës egjiptiane në Bullgari, që është rreth 60% e popullatës ballkanike të specieve. Vetëm pranë Liqenit Atanasovsko në Burgas në kompleksin "Poda" mund të shihen mbi 300 specie zogjsh.
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..