Korriku i vitit 2021 është afati përfundimtar deri në të cilin vendet-anëtare të Bashkimit Evropian duhet të aplikojnë në praktikë ndalimin për përdorimin e një pjese nga prodhimet e plastikës për përdorim të njëhershëm. Zëvendësimi i enëve për përdorim të njëhershëm prej plastiku për ngrënie, shkopinjtë për të përzier kafenë, kallamet dhe enët për ruajtjen e ushqimit me të tilla prej një materiali tjetër do të krijojë shqetësime për prodhuesit, tregtarët dhe furnizuesit e mallrave. Por, konsumatorët e anketuar sillen më tepër pozitivisht ndaj një mase të tillë.
“Akoma përpara shumë kohe duhej të fillonte ndalimi i përdorimit të plastikës për një përdorim të njëhershëm - mendon politologu Javor Kirillov. Mbase nuk është e nevojshme që të gjithë ta përziejnë kafenë me shkop prej plastiku, duke ndotur mjedisin dhe ujërat. Mua në asnjë mënyrë nuk do të më ndikojë negativisht, sepse përdor torba dhe enë për një përdorim të shumëhershëm. Të prekur fortë nga direktiva e pranuar do të jenë furnizimet e ushqimeve dhe të aksesorëve. Në kushtet e pandemisë së vazhdueshme të Covid-19, ky tip shërbim do të vazhdojë të kërkohet, madje dhe me çmime më të larta.
“Do të duhet që furnizuesit e ushqimeve dhe të gjërave të tjera, të cilat i përdor të ndryshojnë mënyrën e vet të paketimit. Sigurisht që do të duhet të paguaj pak më tepër, por nëse me këtë mundim do të kontribuojmë për shpëtimin e mjedisit, unë jam dakord” - thotë gazetarja Cvetana Ballabanova. Një sërë ekologësh, mes të cilëve dhe Danita Zariçinova nga shoqata “Për tokën”, janë kategorikë se zgjidhja e problemit me ndotjen në vende si Bullgaria do të kërkojë më tepër kohë.
“Nuk ka një aktivitet të veçantë nga ana e institucioneve. Akoma nuk kanë filluar shqyrtimet me organizatat e shoqërisë civile. Derisa dimë ka të tilla me një pjesë nga biznesi, por të tjerët akoma nuk kanë një informacion të mjaftueshëm. Është e mundur që në një moment të drejtohen përpara një fakti të kryer, duke ju vënë kushte, të cilat nuk mund ti realizojnë. Përveç kësaj çdo një shtet duhet të marrë vendim për disa produkte të cilat nuk do të preken por mund të ndalohen dhe nga ai vetë.”
Shirat e stuhishëm në fillim të këtij viti krijuan një depo të madhe lundruese me plehra në lumin Iskër. Rezultati pas spastrimit-560 tonë mbeturina dhe 160 kubik me dru. Pasoi një thirrje tjetër nga shoqata “Për Tokën”, për të futur një sistem depozite për kthimin e shisheve plastike të përdorura.
Pavarësisht nga rekomandimet për futjen e tij në përdorim, Bullgaria akoma nuk është gati për një hap të ngjashëm.
Llazar Radkov dhe kompania e tij që nga viti 2017 mundohen të na detyrojnë të jemi më të përgjegjshëm ndaj mjedisit, duke i hedhur mbeturinat tona në mënyrë të ndarë.
“Roli i shtetit në përballimin e këtij problemi nuk duhet të neglizhohet” - është kategorik ai: Kur ti ndalon një gjë, duhet të sigurosh një alternativë , e cila mundësisht të mos të jetë më e shtrenjtë. Politikat reale të gjelbra mund të aplikohen në mënyrë adekuate, kur shteti në mënyrë të dukshme ecën përpara.”
Si do te realizohet kalimi drejt prodhimeve prej produkteve alternative, akoma nuk dihet. Por kjo nuk duhet të ndikojë mbi njeriun e veçantë, i cili do që të jetojë në mënyrë më ekologjike. Prandaj studenti 19 vjeçar Ivajllo Iliev në Britaninë e Madhe punon mbi një aplikacion në celular, i cili të mund të na ndihmojë të kuptojmë pak më shumë për përbërjen e mbeturinave nga ekonomitë tona shtëpiake.
“Vetë aplikacioni ua bën të lehtë njerëzve që të mbledhin mbeturinat veç e veç - tregon Ivajlloja.” Në këtë mënyrë do të lehtësohet dërgimi i sinjaleve për një domosdoshmëri prej enëve të reja ndaj firmave, të cilat merren me mbledhjen e mbeturinave veç e veç. Dëmet nga ndotja e oqeaneve me prodhime prej plastiku arrijnë deri më 13 miliardë dollarë në vit. Ndikimi mbi florën dhe faunën detare është objekt i një studimi tek ne, në kuadrin e projektit të Institutit mbi Oqeanologjinë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
Me studimet pilote nga periudha 2017-18 dëshmuam se ndotja më e madhe është vepër e fluksit të turistëve. Nën ndikimin e ujit dhe të diellit grimcat e plastikut në mjedisin detar shpërbëhen deri në përmasa mikroskopike dhe bëhen një pjesë nga ushqimi i llojeve të shumta të peshkut dhe të organizmave të tjera, të cijat jetojnë nëpër fundin e detit”.
Vendimet për këtë sesi të ndryshojmë mënyrën tonë të jetesës dhe në mënyrë të vetëdijshme të shtojmë kontributin tonë ndaj ruajtjes së mjedisit rrethues, janë një zgjedhje personale për secilin prej nesh. Besoni, çdo një përpjekje në këtë drejtim ka efektin e vet!
Foto: arkiv, Pixabay, arkiv personal , BGNES
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..