Më 23 prill bota shënon Ditën e Librit. Dita shënohet me vendim të UNESKO-s që nga viti 1995. Në Bullgari botohen rreth 10 000 libra në vit, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave.
Është interesante të shënohet se libri i parë i botuar bullgar është nga shekulli XVI. Botuesi i tij është Jakov Krajkov, i cili ka lindur në Malin Osogovska në një familje priftërinjsh.
Në vitin 1519 - 1520 në Venecie serbi Bozhidar Vukoviç themeloi shtypshkronjën më të madhe cirilike sllave. Jakov Krajkov e mori me qira në vitin 1566 dhe në të njëjtin vit ai shtypi librin e vet të parë “Çasosllovec” (një libër kishtar me lutje për orët e ndryshme të ditës dhe natës) - tregon në faqen e saj në internet Biblioteka Kombëtare "Shenjtorët Kirill dhe Metodij". Sot, botimi në fjalë zë një vend të veçantë në thesarin e librave të bibliotekës.Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..