Pothuajse si me shaka juristët thonë se pas Ligjit për trafikun rrugor, ligji tjetër i shkelur më tepër në Bullgari është Kodi i Punës. Më shpesh për një ndihmë juridike ndaj këshilltarëve ligjorë të sindikatave u drejtohen persona të cilët janë të pushuar nga puna ose janë detyruar të lënë punën e tyre, nuk kanë marrë rrogë për punën e kryer, njerëz të rinj, të cilët do të duhet të fillojnë punën e tyre të parë, ose punonjës, të cilët po i përgatisin dokumentet e veta për të dalë në pension. Viti i kaluar solli sfida të reja të papritura për të marrët në punë në pothuajse të gjitha sferat e veprimtarisë.
“Ashtu si punonjësit, dhe punëdhënësit u detyruan të njihen me shumë forma të reja të riorganizimit të punës dhe tema për mbrojtjen e të drejtave gjatë kohës së punës u bë mjaft aktuale”-thotë doktori Todor Kapitanov, ekspert në sferën e së drejtës së punës dhe krijues i platformës së specializuar (www.mywork.bg) në ndihmë të të gjithë qytetarëve punonjës në Bullgari.
“Marrëdhëniet në një organizatë të punës varen kryesisht nga respektimi i kushteve të sigurta të punës, kohëzgjatja e punës e cila në kushtet e tanishme nuk llogaritet se është jashtë orarit. Një moment i ri është sindromi i të qenit gjithmonë në internet dhe pas orarit të punës, madje dhe në kohën e pushimit dhe kur shkon me pushime ti je vazhdimisht në një regjim pune. E dimë se ka mijëra platforma për komunikim, dhe kështu njeriu vet nuk mund të kontrollojë dhe të përshtatë kohën e vet të punës. Punëdhënësit shpërdorojnë me këtë gjë që është një nga problemet e mëdha, që u azhurnua gjatë kohës së organizimit të punës në distancë në Bullgari.”
Pandemia ngriti çështje të rëndësishme, të lidhura me punën në distancë. “Doli se në Bullgari kushtet nuk janë të mira për realizimin e punës në distancë - vë në dukje Todor Kapitanov përpara Radio Bullgarisë. Shtëpitë e njerëzve nuk janë të përshtatura që të jenë një vend pune. Në zyrë njeriu disponon byro, karrige, ndriçim, organizim të punës. Në të njëjtën mënyrë kjo do të duhet të organizohet dhe në shtëpitë e njerëzve, por tek ne nuk mundëm plotësisht ta arrijmë. Përveç kësaj punëdhënësit heshtin rreth çështjes se kush duhet t’i marrë përsipër shpenzimet shtëpiake si korrent, internet e kështu me radhë, të nëpunësve të cilët punojnë në një mjedis shtëpiak. U konstatuan gjendje të shumta depresioni të punonjësve në një mjedis të mbyllur pune, mungesa e një mundësie për komunikime normale sociale dhe një izolim i madh nga jeta shoqërore. Konkluzioni është se dhe gjatë kohës së pushimit, njerëzit janë përsëri në vendin e tyre të punës. Që të gjitha këto gjëra vizatojnë një domosdoshmëri prej mekanizmave të kompensimit në legjislacionin bullgar.”
Sipas Todor Kapitanovit pozitivi më i madh në krizën e kovidit është se njerëzit panë që shëndeti dhe jeta e tyre janë më të rëndësishme. "Ata filluan të kujdesen më shumë për veten e tyre, ambientet u bënë më të pastra, filloi t’u kushtohet një vëmendje më e madhe kushteve jetike gjatë punës” - thotë eksperti i marrëdhënieve të punës.
“Më përpara rastiste të mos të respektohej e drejta për pushim mjekësor nga punëdhënësit. Kjo u ndryshua, tanimë secili i cili ndien shqetësime fizike arrin të riorganizojë ardhjen e tij në punë, përdorimin e raportit. Përsëri si pasojë e krizës u rrit kultura juridike e bullgarit. Kurse ky është një nga qëllimet e platformës sonë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkivEkspozita udhëtuese “90 vjet BNR – radioja e brezave të bullgarëve” mund të shihet tashmë edhe në Burgas. Arsyeja është gjithashtu edhe ditëlindja e BNR-Burgas – në fund të majit mbushen 13 vjet nga krijimi i medias rajonale. Ekspozita, e vendosur në..
Me një koncert të madh, nxënësit e Shkollës Bullgare të së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel do të shënojnë fundin e vitit shkollor dhe festën më bullgare - Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit Bullgar, Arsimit dhe Kulturës,..
Ideja e një referendumi për euron mbështetet nga 63.3% e bullgarëve kundrejt 35.3% që janë "kundër". Kjo tregohet nga një sondazh i pavarur nga agjencia sociologjike "Mjara", i kryer midis 10 dhe 13 majit midis 803 personave dhe që përfaqëson..
Në vitin 2025, Bullgaria shënon 1170 vjetorin e krijimit të alfabetit glagolitik – alfabeti i parë sllav që i parapriu alfabetit cirilik . Me..
Në fillim të viteve '60 të shekullit të kaluar u pranua se gjendja e rezervave ujore në vendin tonë ishte e pamjaftueshme për nevojat e bujqësisë, prandaj..
Më 22 maj, në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake hapet një ekspozitë e quajtur "Një çek shumëngjyrësh në Bullgari". Ekspozita i kushtohet..