Ajo që po ndodh në këtë moment midis Izraelit dhe Palestinës do të ndikojë mbi rajon për shumë vite përpara - theksoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Nikollaj Mlladenov, deri vonë një koordinator i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
Lufta është në tre fronte: njëri është kundërvënia “Hamas”- Izrael, i dyti - përleshjet midis hebrenjve dhe arabëve dhe i treti – lufta propagandistike në mediat dhe në rajon, mendon eksperti në menaxhimin e konfliktit në rajon:
“Në të tria frontet situata duket jashtëzakonisht shqetësuese. Rreziku afatgjatë nga e gjithë kjo që po shikojmë në këtë moment është një radikalizëm kategorik i popullsisë nga të dyja anët e kufirit, që në perspektivë do të komplikojë suplementarisht situatën”, prognozon Mlladenovi, i cili afro 6 vjet ishte ndërmjetës midis izraelitëve dhe palestinezëve - një periudhë, në të cilën me sukses ishte evituar shkallëzimi i tensionit.
“Është fakt se gjatë dy vjetëve të fundit puna jonë bazë ishte pikërisht të evitojmë këtë, e cila ngjau tani. Dhe për fat mbase të paktën tre herë mundëm të ndalojmë shkallëzimin. Është fakt se ajo e cila po ndodh tani ishte absolutisht e evitueshme. Ishin bërë gabime të shumta nga të dyja anët. Shkallëzimi ishte lënë të zhvillohej si në Jerusalem , kështu dhe nëpër kufirin e Gazës, dhe po kështu në hapësirën publike javë të tëra me radhë, përpara se të arrihej deri tek këto veprime intensive ushtarake tani”, sqaroi Mlladenov dhe shprehu shpresën që të mund të gjendet një “hendek” për ndërmjetësim dhe për zbutjen e tensionit.
Ai dalloi disa shkaqe për situatën e tanishme:
“Ky është procesi paqësor absolutisht i ngrirë dhe privimi absolut i çdo shprese tek njerëzit që përmes paqes dhe negociatave konflikti mund të zgjidhet në një mënyrë që është e dobishme për të dyja palët. Mjerisht ky është realiteti, me të cilin konflikti ekziston prej shumë viteve. Njerëzit po humbasin shpresë dhe radikalizohen në një mënyrë apo në një tjetër nga të dyja anët. Një faktor tjetër komplikues është që Hamas është një organizatë me një infrastrukturë ushtarake shumë serioze në Gaza dhe kontrollon gjendjen aty më shumë se 10 vjet. Një fakt tjetër që ndërlikon situatën është se palestinezët më shumë se 10 vjet nuk mundin të zhvillojnë zgjedhje. Në fillim të muajit maj duhej të fillojnte një fushatë zgjedhore pas shumë negociatave dhe kompromiseve, por mjerisht Mahmud Abas zgjodhi t’i anulojë dhe kjo çoi deri në një tension suplementar. “
Një “luftë shkatërruese do ta bëj Gazën të pakontrolueshme, që tanimë nuk do të jetë vetëm problem i Izraelit, por problem i Egjiptit, i Evropës dhe i gjithë botës”, paralajmëroi Nikollaj Mlladenov dhe shtoi se megjithëse është zgjidhja e vetme në këtë moment, menaxhimi i konfliktit nuk mund të zgjasë përgjithmonë.
“Duhet të ketë një zgjidhje të konfliktit, gjë e cila do t’i lejojë Izraelit, shtetit hebre për t’u ndarë nga palestinezët dhe nga shteti i ardhshëm palestinez dhe ata të jetojnë në paqe në kuadrin e marrëveshjeve për siguri, ekonomi e kështu me radhë. Ka një mundësi për këtë. Që të gjithë i japin llogari vetes sipas meje, se kjo është rruga e vetme përpara, por nuk ka vullnet politik.”
Intervistë e Dejan Jotovit
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, është për një vizitë pune në Shqipëri për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në të cilën Parlamenti Bullgar do të marrë presidencën e..
Ambasadori i BE-së në Shkup bëri gërmimin e parë për një pikë të re kufitare Filloi puna për ndërtimin e pikës kufitare Markova Noga – Lemos midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e financuar nga BE-ja. Projekti u prezantua në..
Një tjetër kulm në drejtimin negativ të marrëdhënieve në boshtin Sofje-Shkup. Arsyeja - votimi i ardhshëm, më 4 qershor në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, mbi deklaratën e avancimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në..
Takimi Erdogan – Pashinyan: Përpjekje e re për përparim në marrëdhëniet turko-armene Presidenti turk Rexhep Erdogan u takua në Stamboll me..
Sipas presidentit bullgar Rumen Radev, qeveria nuk është e vetëdijshme për interesin kombëtar të Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së..