Para pak kohe në Sallën “Bëllgaria” Pllamena Mangova shënoi vjetorin e 30 nga dalja në skenë. Megjithëqë prej kohe jeton në Belgjikë pianistja e njohur bullgare shfrytëzon çdo mundësi për të takuar me publikun bullgar. Ideja e koncertit ishte i Momçill Georgievit, Menaxher Programor dhe nga viti 2021 – Drejtor të Festivalit Ndërkombëtar “Java Muzikore të Sofjes”.
“Jam shumë e lumtur që e mora këtë ftesë - thotë Pllamena. - Salla “Bëllgaria” është një nga sallat e mia të preferuara - si akustikë, ashtu edhe si atmosferë. Prapë në fund të qershorit, por 30 vjet më parë, u paraqita për herë të parë në një konkurs ndërkombëtar dhe fitova çmimin e parë. Konkursi ishte në qytetin Stresa të Italisë. E pranoj këtë moment si fillimi i shfaqjeve të mia skenike, pasi që nga ajo kohë e paraqes Bullgarinë para botës.”
Pllamena Mangova është në skenë që nga mosha më e re. Ajo mbajti qindra koncerte – recitale solo dhe të dhomës, ishte soliste e orkestrave të mëdha nën shkopin e dirigjentëve të mëdhenj dhe të njohur – emra në muzikën klasike, është mbajtëse e dallimeve nga konkurset më të vështira për piano. Është e pamundur për të treguar këto tre dekada me pak fjalë. Dhe megjithatë – cilat janë personalitetet dhe fitoret që lanë gjurmët më të thella?
“Doemos në radhë të parë janë vitet e mësimit, duke filluar me Shkollën Muzikore “Ljubomir Pipkov” në qytetin Pleven, e cila i ka dhënë kaq shumë muzikantë të mrekullueshëm Bullgarisë dhe botës - solistë dhe drejtues të njohur. Gjithashtu i jam mirënjohëse Prof. Marina Kapacinskaja, e cila bëri mrekulli për mua si pianiste dhe muzikante. Kur isha 14 vjeç, ajo më prezantoi para pedagogut gjenial profesor Dmitrij Bashkirov dhe pastaj çdo verë më shoqëronte në klasat e tij të mjeshtërit në Mozarteum - Salzburg. Ajo që pasoi ishte epoka e artë kur isha studente e tij në Konservatorin “Mbretëresha Sofje” në Madrid. Ai ishte një njeri legjendar, një dritë udhëzuese për të gjithë - jo vetëm për studentët e tij. Ai gjithashtu la incizime vërtet fenomenale. Ndër momentet e rëndësishme në zhvillimin tim janë edhe dy konkurset - "Paloma O'Shea" në Santander – Spanjë, ku mezi 18 vjeçe në konkurrim me pianistë 30 vjeçar fitova çminim e tretë. Fitorja tjetër e rëndësishme për mua është vendi i dytë në konkursin “Mbretëresha Elizabeth” në Belgjikë. Mendoj, se nuk duhet t’ju kujtoj se ky ndoshta është konkursi më i vështirë për momentin, me kërkesa shumë të mëdha ndaj kandidatëve.
Ndër angazhimet më të afërta të pianistes janë një klasë master dhe koncerte në Malaga, Spanjë. Pastaj - një koncert me orkestrën e Operës së Marsejës, drejtuar nga Lawrence Foster, në festivalin prestigjioz për pianistë “La Roque d'Anthéron”. Si dhe recital në Korsika – Baskija dhe një koncert në Portugali. Por ngjarja më e madhe është në vjeshtë.
“Në nëntor do të dalë CD-ja ime e re “Letra intime” me muzikë nga Robert Shumani, Kllara Shuman dhe Johanes Brams. Do ta prezantoj në sallën legjendare Gaveau në Paris. Pas kësaj kam angazhime edhe me Orkestrën Simfonike të Bazelit, për herë të parë do të vizitoj Turku - Finlandë, pres kthimin tim në Gevandhaus në Lajpcig. Vetëm gjithçka të jetë mirë kështu që planet tona të mrekullueshme të realizohen.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: sofiaphilharmonic.com, BGNES
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën..