Kryeministri i përkohshëm Stefan Janev u bëri thirrje bullgarëve që më 11 korrik të ushtrojnë në mënyrë aktive të drejtën e tyre për të votuar – “lirshëm, me përgjegjësi, me vetëdije dhe pa frikë”. Qeveria po bën çdo përpjekje për të siguruar drejtësinë dhe vërtetësinë e zgjedhjeve. Ministria e Brendshme, organet ligjvënëse dhe të sigurisë po punojnë shumë për të parandaluar votimin e blerë. Ka tashmë arsye të mjaftueshme që qytetarët bullgarë të ndihen të sigurt dhe të votojnë lirshëm, tha Janev.
Kryeministri i përkohshëm shpreson që do të formohet një parlament efektiv dhe një qeveri me shumicë të qëndrueshme në mënyrë që ajo të marrë vendime jotradicionale dhe të bëjë reforma.
Bullgaria është e vlerësuar sipas meritave të saj për përmbushjen e kritereve të konvergjencës së Maastrihtit, gjë që tregon ngjashmërinë e ekonomisë bullgare me kërkesat e Bashkimit Evropian për qëndrueshmëri dhe stabilitet, tha kryeministri Rosen..
Paga mesatare në tremujorin e parë të këtij viti në vend arriti në 2443 leva - 11% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, sipas informacionit të Ministrisë Sociale, njoftoi reporterja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Pagat ishin..
Hyrja në eurozonë - ku ndodhen 20 ekonomi të mëdha të Evropës - ka pasoja për 10, 20, 30 vitet e ardhshme, tha kryeministri Rosen Zheljazkov për BNT, cituar nga BTA.Sipas tij, përfitimet afatgjata janë një vlerësim më i lartë i kreditit, më shumë..
Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, është për një vizitë pune në Shqipëri për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të..
Bullgaria dhe Kazakistani do të punojnë për zhvillimin e korridorit ndërkombëtar të transportit Trans-Kaspik, i njohur si "Korridori i Mesëm". Kjo u ra..
Sofja, Bllagoevgradi dhe Plovdivi kanë dendësinë më të lartë të popullsisë për kilometër katror në vendin tonë, njofton BGNES. Pesëdhjetë e tetë..