Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Katedralja madhështore në qytetin Varna ka nevojë për donacione për meremetim

Foto: BNR

Në zemrën e kryeqytetit veror bullgar Varna ngre shtatë një nga ndërtesat më mbresëlënëse në qytet – katedralja “Fjetja e Shën Hyjlindëses”. Kjo është kisha e parë e madhe tek ne ndërtuar pas Çlirimit  (1878) nga sundimi turk, edhe para Katedrales së Patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje.

Tempulli i madhërishëm i cili është kthyer në një nga simbolet e qytetit është edhe ndër pikat kryesore të itinerareve të turistëve.

Ndërtimi i katedrales filloi menjëherë pasi princi Aleksandër I Batenber vendosi gurin themelor më 22 gusht të vitit 1880, gjë e cila u paraprinte me një lutje solemne. Emri i saj – “Fjetja e Shën Hyjlindëses” është në kujtim të Perandoreshës e gjithë Rusisë Maria Aleksandrovna – dashamirëse bullgare dhe tezja e princit. Arkitekti Maas nga Odes hartoi projektin sipas modelit të Tempullit Peterhovski në Shën Petersburg. Për ndërtimin e tempullit që vazhdoi 6 vjet, u shfrytëzuan gurë nga muri i shembur i kalasë, si dhe materiale nga rajoni i qytetit Varna. Liturgjia e parë e shenjtë hyjnore në katedrale u shërbye më 30 gusht të vitit 1886. Pajisja e brendshme e katedrales vazhdoi edhe gjatë viteve të vijueshme. Në fund të janarit 1890 kujdestaria mori vendim të mos harxhohen para për kambanoren, por të ngrihet kupolën “në mënyrë që zilja e kambanës të dëgjohet në gjithë qytetin Varna”. Ajo duhej të peshonte 100 puda dhe të kishte mbishkrim “Për nder të Çlirimit”.

Sot, 140 vjet më vonë, tempulli ka nevojë për restaurim. Banorët e qytetit Varna dhe firma vendore të ndërtimit, me mbështetjen e Radios Kombëtare Bullgare nisën një Fushatë Kombëtare të Donacioneve për të mbledhur fonde për rifreskimin e fasadës. Guri me të cilin u ndërtua katedralja është gur gëlqeror me rërë, i cili ka mbledhur pluhur për dekada, duke përfshirë gazrat agresive nga makinat. Pas pastrimit, ajo do të vuloset me një shtresë për ta mbrojtur atë të paktën për 20 vitet e ardhshme.

Kushdo që dëshiron të bashkohet me fushatën për restaurimin e tempullit mund ta bëjë këtë:

- përmes SMS dhurimit me tekst latin DMS KATEDRALA në numrin 17 777 (për abonentët Telenor, VIVACOM dhe A1 me vlerë 1 levë, për përdoruesit e shërbimeve me parapagim 1 SMS është 1.20 levë me TVSH, për dhurimet e abonimit vlera është 2 ose 5 levë në muaj)

- Llogari bankare në BGN

ALLIANZ BANK BULGARIA

CATHEDRAL OF THE DORMITION OF THE THEOTOKOS

IBAN: BG63BUIN95611000681251

BIC: BUINBGSF

Redaktore: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një faqe e autoritetshme e udhëtimit e shpalli Perperikon Maçu Piçu-n Evropian

Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..

botuar më 24-12-27 9.48.PD
Varri i mbretit trak Sevt III në Goljamata Kosmatka

20 vjet më parë, arkeologu Georgi Kitov zbuloi varrin e mbretit Sevt III

Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..

botuar më 24-12-23 7.30.PD
Perperikon

Perperikon hyri në top 10 të objekteve botërore, sipas "Guardian"

Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..

botuar më 24-12-16 8.45.PD