Në lidhje me përvjetorin e 85 të transmetimeve të para të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë shtetit, pasardhësi i tyre – Radio Bullgaria filloi një kuiz me pyetje nga kultura, historia, turizmi, sporti dhe muzika bullgare. Në edicionin e tretë e pyetën online auditorin e Radio Bullgarisë se cili është vendpushimi i parë bregdetar bullgar. Nga 5 destinacionet e ofruara – Allbena, Djuni, Zllatni Pjasëci, Sllënçev Brjag, Shenjtorët Konstantin dhe Elena, përgjigja e saktë është “Shenjtorët Konstantin dhe Elena”.
Rezultatet e përgjithësuara të dhjetë versioneve gjuhësore të anketës treguan se auditori i Radio Bullgarisë ka të vështirë të përcaktojë se cili është vendpushimi i parë detar bullgar. Ndoshta për popullaritetin e tyre – me më shumë vota janë vendpushimet Sllënçev Brjag, Allbena dhe Zllatni Pjasëci.
Vetëm përdoruesit e faqeve gjermane dhe bullgare të Radio Bullgarisë u përgjigjën saktë. 53 për qind e tyre dhanë përgjigjen e saktë. Anketa tregon gjithashtu se më pak për vendpushimin e parë detar bullgar dinë përdoruesit spanjoll – mezi 6 për qind, të ndjekur nga ata grekë – 12 për qind, turq – 14 për qind dhe shqiptarë – 16 për qind.
Duke falënderuar secilin pjesëmarrës në kuiz, ju ftojmë të na bashkoheni me një përgjigje në pyetjen tonë të re, e cila do të jetë në dispozicion në faqet e internetit të Radio Bullgarisë në kohë të afërt.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas, në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën "I dashuri im" - një aventurë pop nga këngëtarja Savina. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:24 -..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas, në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën "A beson" - një projekt blues nga Angell Djullgerov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:26 -..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” ju ofrojmë të dëgjoni projektin më të fundit të formacionit DEEP ZONE Project. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.46 – Lajmet 11.00 – Kënga e..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas, në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën..