Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari informon se me vendim nr. 447, datë 22.07.2021, Këshilli i Ministrave ka vendosur dhënien e 2 bursave studimi për vitin akademik 2021-2022 për studentët bullgarë me origjinë shqiptare. Bursa e studimit përfshin mbulim financiar për tarifën e studimeve, mësimin e gjuhës shqipe në vitin e parë të studimeve si dhe shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit për kohëzgjatjen e vitit akademik.
Kriteret për përfitimin e bursës nga studenti janë:
1. të ketë mbaruar arsimin e mesëm me një mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë) ose të barasvlefshme me të; 2. të mos jetë i diplomuar në ciklin e plotë të studimeve universitare dhe të ketë vërtetim nga universiteti për këtë fakt; 3. të jetë student nga komuniteti shqiptar i diasporës dhe që jeton në Bullgari; 4. të jetë student në një nga fushat prioritare të studimit, të përcaktuara në marrëveshje; 5. të jetë pranuar nga një institucion i akredituar i arsimit të lartë në Shqipëri; 6. të ketë një plan pune dhe aktivitetesh kërkimore apo akademike për periudhën e studimeve në Shqipëri.
Dokumentacioni i studentit duhet të jetë i legalizuar dhe i përkthyer në gjuhën shqipe nga një përkthyes i licensuar.
Fushat prioritare të studimit janë:
A) Shkencat shoqërore: 1.Psikologji; 2. Ekonomi dhe biznes; 3. Sociologji; 4. Ligj/Drejtësi; 5. Shkenca politike; 6. Gjeografi; 7. Media dhe komunikim; 8. Shkenca të tjera sociale. B) Shkenca humanitare dhe arte: 1. Histori; 2. Arkeologji; 3. Gjuhë; 4. Letërsi; 5. Arte; 6. Shkenca të tjera humane
Dokumentat e nevojshëm për aplikim: 1. CV; 2. Kopje e pasaportës; 3. Vërtetim studenti (përkthyer në gjuhën shqipe); 4. Listë notash; 5. Letër motivimi.
Për informacione të mëtejshme rreth kritereve dhe kushteve të aplikimit:
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..