Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çdo një bullgar është mbrojtës i traditave – me këngë, valle ose madje dhe me një varg rruazash

Foto: Facebook / ByalaReka

Netët e ngrohta të verës janë koha më e përshtatshme gjatë vitit për organizimin e takimeve tradicionale fisnore nën qiellin e hapur. Ato janë emocionuese, sepse zakonisht në to marrin pjesë shumë njerëz të afërt ose miq, të cilët prej kohe janë larguar nga fshati i vogël ose nga qyteti, por gjithmonë me shumë dashuri dhe nostalgji kthehen aty. Rreth këtyre takimeve të fisit në të kaluarën në shumë vende janë formuar festa të fshatit si dhe tubime. Shumë shpesh ato përkojnë me datat e festave të rëndësishme kishtare, të cilat shërbejnë si një orientir për njerëzit, të cilët prej kohe nuk jetojnë në fshat, por mundohen të kthehen aty të paktën për festë.

Respektimi i rrënjëve dhe traditave është një shkak që çdo vit në të njëjtën kohë  të organizohet një panair në fshatin  Bjalla Reka në rrethin e Plovdivit. Festa zhvillohet që nga kohërat e lashta, por është e ruajtur dhe deri më sot. Vendi është në shesh, ku paraqiten grupe vendase folklorike si dhe këngëtarë dhe valltarë të ftuar, të tërhequr nga mundësia të prezantohen përpara publikut të gjerë. Banorët e fshatit Bjalla Reka janë 500-600 veta. Që nga viti 1989 është krijuar grupi i këngëve pranë vatrës vendase të kulturës. “Në fillim fare ishim vetëm disa këngëtare dhe mblidheshim në bibliotekë. Më vonë numri ynë arriti deri më 15 veta dhe u transferuam në klubin tonë”- thotë  Svetllana Vellçeva, kryetare e vatrës së kulturës “Hristo Smirnenski - 1929”.

“Ne ende bëjmë prova atje nga një ose dy herë në javë. Në fillim fare nuk kishim një drejtues muzikor, por këndonim pa shoqërim të muzikës. Filluam të kërkojmë dhe të mësojmë këngë me dy dhe tre zëra, me fjalë të tjera grupi ynë u oreintuar drejt folklorit të përpunuar. Gjatë viteve kishim pjesëmarrje nëpër të gjithë Bullgarinë. Kemi festa të shumta dhe në fshatin tonë. Ne jemi mikpritës, ftojmë miq të shumtë. Akoma që nga gjyshet tona e dimë, që nga kohërat e lashta festa e fshatit tonë është zhvilluar në ajazmën e cila është jashtë fshatit. Aty gjendet paraklisi “Shën Ilia”, i cili është dhe përkrahësi ynë. Tani festa është modernizuar dhe që të gjithë mblidhemi në ditën e pushimit në sheshin e fshatit. Çdo vit ftojmë nga disa grupe, mundohemi që të krijojmë një atmosferë të mirë, që ta bëjmë fshatin shumë tërheqës dhe të gjallë”.

Në fshatin Bjalla Reka prej disa kohe jeton dhe kryetari i fondacionit “Mbrojtës i traditës -Mbrojtësit “ Penjo Ivanov-Vasko. Ai ndihet si një njeri i këtushëm, bashkëfshatar dhe merr një pjesë aktive në përgatitjen e ngjarjeve të ndryshme në fshat. Sipas fjalëve të tij, këtu festa nuk është vetëm një ditë, por ka zhvillim dhe kjo lejon që të vijnë më shumë amatorë dhe mjeshtër të zanateve artistike nga krahinat e ndryshme të vendit. Si punohen opinga dhe thuren shporta, mënyra e thurjes së rruazave në veshje ishin pjesë e demonstratave gjatë ditëve festive.

“Për mua është e rëndësishme që të ruajmë traditat, të ringjallim dhe të mësojmë zanatet. Kështu lindi dhe ideja të ftojmë miq nga vendi të vijnë dhe të tregojnë traditat, zanatet, zakonet, prodhimet e bëra me dorë. Ky është një shans për njerëzit këtu të shikojnë gjëra, të cilat ndryshe në ditët e përditshme nuk ka se ku t’i shikojnë. Dhe meqenëse motoja e organizatës sonë është “Çdo një bullgar është mbrojtës i traditave”, duhet t’u rikujtojmë më shpesh njerëzve për këtë fije udhëzuese, se kuptimi është të ruajmë veten si qenie njerëzore dhe si një komb të virtyteve.”

Ai i ka përqendruar përpjekjet e veta drejt krijimit të qendrës “Mbrojtës i traditave” në fshat, ku të arsimojnë njerëz të moshave të ndryshme në zanate të ndryshme. “Është me rëndësi t’u japim haraç zanateve, të cilat kanë arritur deri tek ne, të mund të vazhdohen si një përvojë dhe dije njerëzore”, është kategorik Ivanov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook / ByalaReka dhe arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD
Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD