Në kuadër të bashkëpunimit evropian policia bullgare arrestoi dhe i dorëzoi Greqisë dy bullgarë të kërkuar - një baba dhe një djalë, të akuzuar për pjesëmarrje në një grup kriminal për trafikim emigrantësh. Akuza e ngritur ndaj tyre nga pala greke është organizimi i trafikimit të emigrantëve nga kufiri me Turqinë në Selanik për 2500 euro për një person.
Hetimi vërtetoi se janë bërë të paktën 56 transferime të më shumë se 350 emigrantëve. Fitimi për trafikantët është midis 700 mijë dhe një milion euro. Operacioni për të thyer kanalin u drejtua nga Europol me pjesëmarrjen e policisë në Greqi, Bullgari dhe Hungari. Informacioni është i korrespondentes së BNR në Greqi Katja Peeva.Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..
Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..
Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...