Kryeqyteti bullgar Sofja u rendit i dyti në konkursin "Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës" për vitin 2023, duke ia lënë vendin e parë kryeqytetit estonez të Talinit. Zëvendëskryetarja e bashkisë Desisllava Bileva komentoi se Sofja ka përmirësuar treguesit e saj ekologjikë përsa i përket ajrit, mbeturinave, përshtatjes me ndryshimet klimatike, lumenjve dhe ujit.
"Të dhënat tregojnë gjithashtu se transporti nuk është më një burim kaq i madh ndotjeje falë metrosë," shtoi ajo. Sipas saj, transporti është përmirësuar pothuajse plotësisht dhe tani është i pastër ekologjikisht, me zero emetime.
Bashkia e Sofjes po vazhdon punën e saj në projektet për një qytet më të pastër dhe më të gjelbër, siguroi zëvendëskryetarja e bashkisë.Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..