Midis 23 dhe 30 shtatorit, të gjithë që dëshirojnë do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e festës më të madhe sportive në Evropë për amatorët - Java Evropiane e Sportit #BeActive. Organizatori i saj në Bullgari për vitin e shtatë është Ministria e Rinisë dhe Sportit. Hapja është nga ora 18:30 në Knjazheska Gradina /Kopshtin e Princit/ në Sofje.
Si pjesë e nismës, më shumë se 30 federata dhe klube sportive do të prezantojnë aktivitetet e tyre përmes demonstrimeve dhe materialeve informative më 25 shtator midis orës 15.00 dhe 21.00 në hapësirën përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në kryeqytet.
Ngjarjet do të mbahen në Sofje, Montana, Vidin dhe Vraca, njoftoi Ministria e Rinisë dhe Sportit në faqen e saj në Facebook.Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit..