Midis 23 dhe 30 shtatorit, të gjithë që dëshirojnë do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e festës më të madhe sportive në Evropë për amatorët - Java Evropiane e Sportit #BeActive. Organizatori i saj në Bullgari për vitin e shtatë është Ministria e Rinisë dhe Sportit. Hapja është nga ora 18:30 në Knjazheska Gradina /Kopshtin e Princit/ në Sofje.
Si pjesë e nismës, më shumë se 30 federata dhe klube sportive do të prezantojnë aktivitetet e tyre përmes demonstrimeve dhe materialeve informative më 25 shtator midis orës 15.00 dhe 21.00 në hapësirën përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në kryeqytet.
Ngjarjet do të mbahen në Sofje, Montana, Vidin dhe Vraca, njoftoi Ministria e Rinisë dhe Sportit në faqen e saj në Facebook.Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit..