Midis 23 dhe 30 shtatorit, të gjithë që dëshirojnë do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e festës më të madhe sportive në Evropë për amatorët - Java Evropiane e Sportit #BeActive. Organizatori i saj në Bullgari për vitin e shtatë është Ministria e Rinisë dhe Sportit. Hapja është nga ora 18:30 në Knjazheska Gradina /Kopshtin e Princit/ në Sofje.
Si pjesë e nismës, më shumë se 30 federata dhe klube sportive do të prezantojnë aktivitetet e tyre përmes demonstrimeve dhe materialeve informative më 25 shtator midis orës 15.00 dhe 21.00 në hapësirën përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në kryeqytet.
Ngjarjet do të mbahen në Sofje, Montana, Vidin dhe Vraca, njoftoi Ministria e Rinisë dhe Sportit në faqen e saj në Facebook.Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..
Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..
Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit..