Manastiri "Qefini i Nënës së Zotit" u themelua në vitin 1772 si një manastir murgeshash pranë Manastirit “Hilendar”. Gjatë dekadave manastiri u zgjerua me ndërtesa të reja të dhuruara nga vendasit. Në shekullin XIX manastiri u shndërrua në një qendër të veprimtarive të ndryshme arsimore. Rreth njëqind murgesha tashmë shërbenin në të në atë kohë. U hap gjithashtu një shkollë për vajza, ku ato mësoheshin për të lexuar, shkruar, kënduar etj.
Kisha e manastirit të Samokovit u ndërtua në 1837-39, kur daton edhe magernica. Disa nga ikonat në kishë janë vepër e ikonografit të njohur bullgar Dimitër Zograf, vëllai i Zaharij Zografit - një nga piktorët tanë më të shquar të Rilindjes, i cili gjithashtu ka lënë një krijim të tij në kishë. Supozohet se pikërisht Zaharij Zograf ka pikturuar “Shën Mëria Mbrojtësja me krahë”, ku Nëna e Zotit është paraqitur me krahë. Për krijimin e saj piktori është frymëzuar nga legjenda për shpëtimin e Samokovit nga ushtria osmane. Sipas legjendës Nëna e Zotit e ka mbuluar qytetin me një mjegull të dendur dhe kështu e ka fshehur atë nga sytë e pushtuesit.
Në ditët e sotme Manastiri i Samokovit është i hapur. Turistët shpesh ndalen këtu për të parë kishën dhe afresket e saj unike, ndezin një qiri dhe bisedojnë me murgeshat, të cilat tregojnë për historinë e trazuar të manastirit të shenjtë.
Do të mësoni më shumë për këtë oazë shpirtërore rrëzë malit Rilla nga artikulli "Jeta në lutje" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pas një rezervimi të kryer, një makinë shtypi e shekullit të 19-të nga shtypshkronja e Hristo G. Danovit, themeluesit të botimit bullgar të librave, erdhi të jetonte përsëri në Plovdivin e Lashtë. Në shtëpinë-muze të Danovit (në rrugën..
Shën Mbreti Boris-Mihaill - pagëzori i bullgarëve, ishte një i afërm i Shën Martirit Princ Bojan Bullgar. Ai negocioi me Papaën Nikollaj për pagëzimin, por pranoi besimin e krishterë nga Lindja - Kostandinopoja. Për këtë patriku Fotij i..
Mbushen 132 vjet nga lindja e poeteshës së madhe bullgare Elisaveta Bagrjana. E lindur si Elisaveta Ljubomirova Bellçeva më 29 prill (16 prill sipas stilit të vjetër) 1893 në Sofje, Elisaveta Bagrjana është autore librash për fëmijë. Krahas kësaj ajo..