Manastiri "Qefini i Nënës së Zotit" u themelua në vitin 1772 si një manastir murgeshash pranë Manastirit “Hilendar”. Gjatë dekadave manastiri u zgjerua me ndërtesa të reja të dhuruara nga vendasit. Në shekullin XIX manastiri u shndërrua në një qendër të veprimtarive të ndryshme arsimore. Rreth njëqind murgesha tashmë shërbenin në të në atë kohë. U hap gjithashtu një shkollë për vajza, ku ato mësoheshin për të lexuar, shkruar, kënduar etj.
Kisha e manastirit të Samokovit u ndërtua në 1837-39, kur daton edhe magernica. Disa nga ikonat në kishë janë vepër e ikonografit të njohur bullgar Dimitër Zograf, vëllai i Zaharij Zografit - një nga piktorët tanë më të shquar të Rilindjes, i cili gjithashtu ka lënë një krijim të tij në kishë. Supozohet se pikërisht Zaharij Zograf ka pikturuar “Shën Mëria Mbrojtësja me krahë”, ku Nëna e Zotit është paraqitur me krahë. Për krijimin e saj piktori është frymëzuar nga legjenda për shpëtimin e Samokovit nga ushtria osmane. Sipas legjendës Nëna e Zotit e ka mbuluar qytetin me një mjegull të dendur dhe kështu e ka fshehur atë nga sytë e pushtuesit.
Në ditët e sotme Manastiri i Samokovit është i hapur. Turistët shpesh ndalen këtu për të parë kishën dhe afresket e saj unike, ndezin një qiri dhe bisedojnë me murgeshat, të cilat tregojnë për historinë e trazuar të manastirit të shenjtë.
Do të mësoni më shumë për këtë oazë shpirtërore rrëzë malit Rilla nga artikulli "Jeta në lutje" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në ditën e tetë pas Pashkëve, në fund të Javës së Ndritshme , pason një festë e veçantë e quajtur Antipashka , që do të thotë "në vend të Pashkëve" ose "e kundërta e Pashkëve". Megjithatë, ky nuk është një kontrast, por një thirrje për një..
Mbushen 105 vjet nga lindja e Akad. Valeri Petrov – poet, shkrimtar, skenarist, dramaturg dhe përkthyes. I lindur më 22 prill 1920 në Sofje me emrin Valeri Nisim Mevorah, ai u diplomua në mjekësi në Universitetin e Sofjes. Për një farë kohe ai..
Shërbesat e së Shtunës së Madhe fillojnë të premten në mbrëmje me Oden për Krishtin. Kisha përkujton varrimin e Krishtit Shpëtimtar dhe zbritjen e Tij në ferr për të shpëtuar të drejtët e kyçur atje që vdiqën para veprës së Tij shëlbuese...