Certifikatat e gjelbra do të hidhen kur vendi të hyjë në zonën e gjelbër, tha në një konferencë Ministri i Shëndetësisë në detyrë Stojço Kacarov.
"Masat nuk i detyrojnë njerëzit të vaksinohen. Ato zvogëlojnë rrezikun e përhapjes së virusit dhe ndikojnë vetëm në aktivitetet që janë të shprehura qartë në urdhër. Ato nuk vlejnë për administratën dhe kishat, " theksoi Ministri.
"Nëse asgjë nuk bëhet, kjo do të çojë në një bllokim të plotë të sistemit shëndetësor. Ne jemi të detyruar dhe do të jetë një papërgjegjshmëri e madhe të mos i ndërmarrim këto masa. Sepse me to ne mbrojmë edhe njerëzit që protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjet tona, " shtoi Kacarov.
Kundër certifikatave të gjelbra një protestë po mbahet para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë. Një kordon policie ruan hyrjen në ndërtesë. Protestuesit duan dorëheqjen e ministrit në detyrë Stojço Kacarov.
Sipas Ministrit, protestat kundër masave gjatë fushatës paraelektorale për zgjedhjen e parlamentit dhe presidentit janë politike.Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..