"Nuk mendoj se kjo që kemi bërë ka qenë e pafrytshme. Ne ndikuam konsiderueshëm në ndryshimin e stilit politik, domethënë treguam se drejtimi i duhur për vendin është bashkimi, jo vijat ndarëse." Këtë e deklaroi në brifingun e tij të parë pas rezultateve të para të balotazhit për Presidentin e Bullgarisë, Anastas Gerxhikov.
Ai përshëndeti fituesin e zgjedhjeve - Rumen Radev. Gerxhikov theksoi se ai dhe kandidatja për Nënpresidente Nevjana Miteva kanë kandiduar për postin presidencial, sepse kanë menduar se mund të jenë të dobishëm për Bullgarinë në një kohë krize dhe në një kohë kur demokracia është në rrezik. Gerxhikov shprehu keqardhjen e vet se nuk ka pasur një debat të vërtetë zgjedhor, por përkundrazi i gjithë aparati shtetëror ka punuar për presidentin aktual, duke përfshirë ministritë e pushtetit. “Në një brifing, Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov madje tha se votimi në Turqi do të ishte aq masiv sa do të zhvlerësonte votën bullgare këtu. Kjo, natyrisht, u përgënjeshtrua. Sot ne pamë se seksionet në Turqi janë bosh”, tha Gerxhikov.Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..