"Nuk mendoj se kjo që kemi bërë ka qenë e pafrytshme. Ne ndikuam konsiderueshëm në ndryshimin e stilit politik, domethënë treguam se drejtimi i duhur për vendin është bashkimi, jo vijat ndarëse." Këtë e deklaroi në brifingun e tij të parë pas rezultateve të para të balotazhit për Presidentin e Bullgarisë, Anastas Gerxhikov.
Ai përshëndeti fituesin e zgjedhjeve - Rumen Radev. Gerxhikov theksoi se ai dhe kandidatja për Nënpresidente Nevjana Miteva kanë kandiduar për postin presidencial, sepse kanë menduar se mund të jenë të dobishëm për Bullgarinë në një kohë krize dhe në një kohë kur demokracia është në rrezik. Gerxhikov shprehu keqardhjen e vet se nuk ka pasur një debat të vërtetë zgjedhor, por përkundrazi i gjithë aparati shtetëror ka punuar për presidentin aktual, duke përfshirë ministritë e pushtetit. “Në një brifing, Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov madje tha se votimi në Turqi do të ishte aq masiv sa do të zhvlerësonte votën bullgare këtu. Kjo, natyrisht, u përgënjeshtrua. Sot ne pamë se seksionet në Turqi janë bosh”, tha Gerxhikov.Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..