"Bodra Smjana" është kori i parë bullgar për fëmijë që u bë i famshëm botërisht. Sivjet kori shënon 75 vjetorin e themelimit të tij dhe ky është rasti që një Komitet Nismëtar i ish-koristëve të organizojë një ekspozitë fotografike me titull "Kori "Bodra Smjana" - djepi i këndimit koral të fëmijëve" në Kopshtin e Qytetit të Sofjes deri më 28 nëntor. Në fillim të dhjetorit ekspozita do të paraqitet në fshatin Polikraishte - ku është rritur dirigjenti-themelues i "Bodra Smjana" Bonço Boçev.
Janë të pakta koret e fëmijëve dhe të rinjve në botë që mund të mburren me një histori kaq të pasur. Nën drejtimin e Bonço Boçevit kori "Bodra Smjana" interpreton për herë të parë vepra të autorëve botërorë si Zolltan Kodalli, Dmitri Kabalevski, Dmitri Shostakoviç. Në fokus të repertorit të tij janë edhe veprat e kompozitorëve bullgarë Georgi Dimitrov, Svetosllav Obretenov, Filip Kutev, Ljubomir Pipkov, Todor Popov, shumë prej tyre janë krijuar posaçërisht për koristët e rinj.
Në historinë e tij, kori ka realizuar mbi 1000 vepra nga më shumë se 300 autorë. Koristët për "Bodra Smjana" përzgjidhen nga nxënësit e moshës 7 deri në 18 vjeç. Me kalimin e viteve, ekipi është bërë një shkollë dhe një trampolinë për më shumë se 7000 fëmijë. “Bodra Smjana” ka fituar dhjetëra konkurse ndërkombëtare dhe kombëtare. Theksi në historinë e tij është në vitin 1968, kur kori fitoi çmimin e parë në konkursin anonim të BBC-së për performancën më të mirë korale “Le të këndojnë popujt”.
Foto: bodrasmyana.bgNë periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të..