Pjekuria dhe prosperiteti i një shoqërie matet me qëndrimin ndaj njerëzve të pa favorizuar-atyre anëtarë të dobët, të cilat i presin sfidat në jetën e vet me një dinjitet dhe me shpresë për ditën e nesërme. Në një pjesë të madhe nga vendet evropiane punësimi mes njerëzve me aftësi të kufizuara është rreth 60 për qind. Në Bullgari ky tregues është mezi 31%, por të dhënat statistike tregojnë se punonjësit aktualë me aftësi të kufizuara në vendin tonë nuk janë më shumë se 10-15%.
“Njerëzit me aftësi të kufizuara nuk ndryshojnë me asgjë nga të tjerët, dhe në shumë raste gjendja e tyre fizike nuk i pengon të jenë sipërmarrës më të mirë - ka shembuj të tillë të shumtë”, thotë Minço Korallski, drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Njerëz me Aftësi të Kufizuara:
“Sipërmarrësit janë motori i shoqërisë, kur bëhet fjalë për ekonominë. Nga ky këndvështrim angazhimet e shtetit janë jashtëzakonisht të rëndësishme, që të krijohen kushte të favorshme për zhvillim. Nuk mendoj se njerëzit me aftësi të kufizuara, më në veçanti në sferën e sipërmarrjes, janë ndonjë farë grupi special, i cili ka nevojë prej një përkrahjeje speciale. Njeriu , i cili mban në vetvete frymën e sipërmarrjes dhe ka një ide funksionale, asgjë nuk mund ta ndalojë atë ta realizojë atë,duke përdorur dhe programet tona të synuara për personat me aftësi të kufizuara. Kur njeriu me aftësi të kufizuara niset vetë të shkruajë projektin e vet, dhe nuk punëson kompani ndërmjetëse për këtë qëllim, atëherë shumë më qartë vet do të zhytet në realitetin në të cilin do të punojë. Për shembull, që të hapësh një sallon bukurie, në projektin tënd do të vendosësh koston e qirasë, taksat, energjinë elektrike dhe të tjera, domethënë duhet të vendosësh vetë nëse do të jesh në gjendje t'i mbulosh ato me të ardhurat e tua. Biznesi nuk është një premtim për një jetë të lehtë, është i lidhur me angazhime dhe shqetësime të shumta, duhet të jesh i përgatitur për këtë akoma në fillim”.
Ndërmarrjet sociale janë ajo hallkë në vargun e ekonomisë , e cila ndihmon realizimin e punës të njerëzve me nevoja speciale, duke balancuar midis arritjes së qëllimeve sociale dhe atyre ekonomike. Një shembull për një projekt të suksesshëm të një organizate joqeveritare, e cila që nga viti 2017, deri më sot po vazhdon të ndihmojë përmes terapisë së punës shumë të rinj me nevoja të veçanta, është Qendra për Punësim të Mbrojtur në bashkinë Bozhurishte. Ajo u krijua me një projekt të Milena Boevës, të titulluar “Kopshti i aksesueshëm për njerëz me aftësi të kufizuara”. Vet themeluesja e Qendrës nënvizon rolin e madh të bashkisë Bozhurishte, e cila u ka siguruar jo vetëm terren për punë, por dhe një ndihmë materiale dhe një plan për zhvillim.
“Kuptimi afatgjatë është se këta njerëz të rinj duhet të jenë të përgatitur të kujdesen për veten e vet, sepse prindërit e tyre nuk do të jenë gjatë gjithë kohës bashkë me ta. Ata duhet të formojnë zakone, të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë që të përballen me ditën e nesërme. Për këtë qëllim kemi ndërtuar dy sera, njëra është me lehe të ngritura dhe është e përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara në lëvizje. Në të ardhme do të zgjerojmë sipërfaqen me akoma mbi 200 metra katrore. Aty bashkë me fëmijët dhe të rinjtë, të cilët na vizitojnë, mbjellim çdo lloje perimesh. Tek ne njerëzit janë të emëruar në një ditë pune 4 orësh si kopshtarë dhe marrin gjysmën e pagës minimale të punës. Afërsia me tokën, fakti se punojnë në të hapur dhe ndihen të nevojshëm dhe të dobishëm -për këta të rinj kjo është me një rëndësi të madhe, por dhe për shoqërinë. Dëshira, me të cilën ata vijnë të punojnë, se çdo ditë janë të buzëqeshur, se mësojnë gjëra të reja - e gjithë kjo i jep kuptim të gjithë punës sime, si dhe të vullnetarëve të cilët na vizitojnë. Ideja erdhi për shkak të fëmijës sime, i cili është me nevoja të tilla dhe kështu unë u ktheva në një motor të projektit. 22 vjet punova në administratën e shëndetësisë, por për shkak të këtij projekti e ndryshova jetën time në 180 gradë, dhe asnjëherë nuk më vjen keq për këtë”-thotë me bindje Milena Boeva.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, forkids2017.org
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..