Presidenti Rumen Radev u takua me anëtarët e qeverisë teknike dhe i falënderoi për vullnetin e mirë, guximin dhe përkushtimin. “Ju, z. Janev, treguat se mund të ketë një qeverisje të re – transparente dhe pa kompromis.” Me këto fjalë Kreu i Shtetit iu drejtua Stefan Janevit - Kryeministër i deritanishëm në qeverinë teknike dhe Ministër i Mbrojtjes në kabinetin e ri.
Sipas Rumen Radevit, qeveria e përkohshme ka zbuluar vjedhjet e mjeteve për ndërtimin e autostradës “Hemus”, ka ndërprerë valën e katërt të epidemisë së koronavirusit, është përballur me krizën energjetike dhe ka ndaluar praktikat e këqija në Fondin Shtetëror të Bujqësisë. "Pas dy qeverive provizore, Bullgaria është e ndryshme - shpresoj se është pak më e mirë," tha në përgjigje Kryeministri i deritanishëm i përkohshëm Stefan Janev. Sipas tij, rezultatet janë fakt. “Duhet ndryshim, njerëzit presin reforma”, shtoi ai. Më vonë në Këshillin e Ministrave, kabineti i përkohshëm i Stefan Janev ia dorëzoi pushtetin qeverisë së sapozgjedhur të kryesuar nga Kirill Petkov.Skandal me subvencionet bujqësore të BE-së trazon ujërat në Greqi Qeveria greke vendosi të mbyllë Organizatën për Pagesa dhe Kontroll të Subvencioneve Komunitare (OPEKEPE), e cila ishte përgjegjëse për dhënien e subvencioneve bujqësore në vend,..
Kuvendit Popullor miratoi një vendim unanim mbi përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në BE. Deputetët treguan se presin që, në zbatim të Konsensusit Evropian të vitit 2022, Republika e Maqedonisë së Veriut të..
Partia Vëzrazhdane këmbënguli në një deklaratë për një reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme mbi rastin Dragi Karov dhe për mbrojtjen e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Deklarata u lexua nga foltorja e parlamentit nga kryetari i..