Në prag të festave të Krishtlindjeve, këngëtari i xhazit dhe popit Vasill Petrov u dhuroi fansave të tij këngën e tij e re "Dimri", e mbushur me admirim dhe përkulje para veprave tokësore të Krijuesit, i cili u jep besim dhe shpresë atyre që e kërkojnë atë në zemrat e tyre.
Teksti është jashtëzakonisht i bukur. Autori i tij është Arkimandriti Serafim Aleksiev, një klerik i lartë, shkrimtar dhe poet kishtar. Me përulësi dhe dashuri ai pikturon bukurinë e botës: "Pas borës së mbrëmshme bota është pa breg... Çfarë bukurie u derdh në botë!"
Autori i muzikës dhe orkestrimit është Vasill Petrov, ndërsa regjistrimi është bërë së bashku me Valeria Stojanovën, Agleja Kanevën dhe Sara Pejçevën nga XS Artists Music School.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, arkiv personal, BGNES
Sot festojmë 95-vjetorin e lindjes së këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov. Ai lindi më 11 shtator 1930 në fshatin Dobrallëk të malit të Rodopeve dhe tregoi që në fëmijëri interes për fizarmonikën. Vendimtare për formimin e tij si muzikant..
Duke incizuar këngë të reja, DARA kthehet edhe te hitet e saj të mëparshme. Tetë vite pas premierës, një nga këngët më të njohura të saj – "Mos" – rikthehet me një version modern për klubet. Në këtë aranzhim, tandemi i DJ-ve Kamen & Rusto..
I konsideruar krijues i muzikës pop moderne bullgare dhe "patrik" i këngës së lehtë, Josif Cankov mbetet një nga figurat më të rëndësishme të skenës..