Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deficit buxhetor mbi 2 miliard euro vetëm për një muaj

Foto: pixabay

Sipas Marrëveshjes së Maastrihtit deficiti buxhetor i shtetit nuk duhet të tejkalojë 3 për qind nga produkti i brendshëm bruto (PBB), ndërsa shuma totale e borxhit shtetëror nuk duhet të kalojë 60 për qind nga PBB.

Deri më tani këto kritere respektoheshin rreptësishtë në Bullgari dhe shpenzimet publike monitoroheshin nga afër. Jo rastësisht vendi ynë ishte ndër më të mirat në Bashkimin Evropian sipas këtyre treguesve. Për më tepër, jo rrallë të hyrat në buxhet tejkalonin shpenzimet publike dhe kishte suficit buxhetor dhe rritje të rezervës fiskale deri në 6.5 miliard euro. Tani gjërat duken ndryshe. Vetëm për një muaji suficiti u shndërrua në një deficit mjaftë të madh. Tani për tani gjërat mbeten nën kontroll pasi deficiti nga mbi 2 miliard euro është në kuadrin e buxhetit të miratuar nga Kuvendi Popullor dhe nuk tejkalon 3 për qind nga PBB, ndërsa borxhi publik grumbulluar gjatë vitit të kaluar është vetëm 1.9 miliard euro.

Në nëntor Ministria e Financave evidentoi tepricë në buxhetin shtetëror nga 327 milion euro. Mirëpo, një muaj më vonë kjo tepricë dhe shumë fonde të tjera doli se janë të harxhuara ashtu që rezultoi një deficit mbi 2 miliard euro.

Sipas Ministrisë së Financave, deficiti vjetor do të jetë 300 milionë euro më pak sesa shuma maksimale e paracaktuar në ligjin buxhetor nga 2.3 miliard euro. Faktori kryesor për përmirësimin e arritur të deficitit është realizimi më i mirë i të ardhurave, ku krahasuar me vitin 2020 ato kanë një rritje nominale me afro 4 miliard euro. Vetëm nga tatime dhe taksa u mblodhën 14.4 miliard euro ose me afro 400 milion euro më shumë se sa planifikohej. Të ardhurat, grantet dhe donacionet në buxhetin e vendit për vitin 2021 pritet të arrijnë në më shumë se 26 miliard euro, krahasuar me 25.5 miliard euro të planifikuara. Kjo përbën një realizim 103.2 për qind në krahasim me vlerësimin vjetor të përditësuar. Të krahasuara me vitin 2020 të ardhurat po rriten me më shumë se 4 miliard euro. Shpenzimet në buxhet (duke përfshirë edhe kontributin e Republikës së Bullgarisë në buxhetin e BE-së) për vitin 2021 arrijnë në pothuajse 29 miliard euro, gjë që është 101.8 për qind krahasuar me ato të parashikuara në buxhetin e vitit.

Si mund të shpjegohet kjo kthesë e papritur në financat publike?

Në radhë të parë duhet të tregohen shpenzimet sociale dhe ato të lidhura me pandeminë e koronavirusit. Qeveria vazhdoi të përkrah biznesin dhe qytetarët e cenueshëm social, në kushtet e krizës shëndetësore dhe inflacionit të përshpejtuar. Masave ekzistuese u shtuan edhe shpenzime të reja publike në përkrahje të pensionistëve dhe të sistemit shëndetësor. U ndanë edhe fonde për kompensimin e rritjes së ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike për biznesin. Gjithashtu sipas traditës, shteti shlyen borxhet e grumbulluara gjatë vitit muajin e fundit të vitit.

Natyrisht për të mbushur boshllëkun në buxhet do të nevojiten fonde shtesë.

Megjithatë, kjo nuk duket të jetë shumë e rrezikshme për stabilitetin financiar të vendit, detyrimet e të cilit nuk kalojnë 30 për qind të PBB-së me një tavan të lejuar prej 60 për qind nga rregullat e Mastrihtit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD