“Mafia nuk duhet të ketë kontroll mbi shtetin, inovacionet duhet të jenë në fokus, ne duhet të kemi një pozitë udhëheqëse në arenën ndërkombëtare, duhet të jemi një partner i parashikueshëm - të gjithë duhet të biem dakord për gjërat që tha presidenti.” Kështu, Kryeministri Kirill Petkov komentoi në Kuvendin Popullor fjalimin e Rumen Radevit pas betimit për mandatin e dytë presidencial. Ai komentoi edhe vizitën e tij të djeshme në Shkup, duke e cilësuar atë si një “sukses i madh”. Sipas tij, Bullgaria zgjati dorë duke shkuar e para, dhe Maqedonia dha notën e shumëpritur - se nuk ka pretendime për integritetin territorial të Bullgarisë.
Dashamirët e luleve sot, 10 janar, dhe nesër mund të bëjnë një shëtitje emocionuese në serrën tropikale të Kopshtit Botanik të Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje. Vizitorët do të shijojnë ngjyrat e bukura të luleve më të ndryshme. Nga institucioni..
Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..
Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..