Presidenti Rumen Radev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova morën sot detyrën për mandatin e tyre të dytë, me një ceremoni zyrtare në sheshin para Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”. Tradicionalisht, që nga viti 1997, kur Presidenti Petër Stojanov mori detyrën, kjo datë, 22 janar, është caktuar për inaugurimin e Presidentit të ri bullgar.
Në fjalimin në ceremoninë e sotme Presidenti Rumen Radev tha se do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin, ligjin, sigurinë dhe drejtësinë e vendit. Sipas Radevit, ndryshimi aktual politik është vetëm hapi i parë dhe shumë sfida të tjera janë përpara. Ai kujtoi se nuk janë shumë shtetet që kanë ruajtur besimin dhe gjuhën e tyre ndër shekuj dhe nëse Bullgaria ia ka dalë, kjo është falë unitetit të shpatës, shpirtit dhe fjalës.
“Jam i bindur se ne mund t'i arrijmë qëllimet tona vetëm nëse shoqëria mbetet e bashkuar në vullnetin e saj për ndryshim dhe progres real. Besoj se shpirti i shtetit tonë mijëravjeçar është i gjallë në Bullgari dhe se kjo do të na frymëzojë dhe do të na ndihmojë në rrugën tonë përpara”, tha Radev dhe theksoi se ai do të vazhdojë të jetë President i të gjithë qytetarëve bullgarë, pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake, etnike dhe fetare dhe të mbrojë të drejtat, interesat dhe dinjitetin e popullit të vet.
“Besoj se së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një shtet të lirë, demokratik, të begatë dhe modern. Rroftë Bullgaria!”, tha në përfundim Kreu i Shtetit.
Më 19 janar, Presidenti Radev dhe Nënpresidentja Jotova u betuan për mandatin e dytë në një ceremoni solemne në Parlament.
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes presidentëve amerikanë dhe francezë Donald Trump dhe Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë ...
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në eurozonë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov, në hapjen e një kapaciteti të ri prodhimi në Sofje. “Ka shumë..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur..