“Shpresoj të jesh atje” është kënga e re e grupit FSB. Muzika është e Rumen Bojaxhievit dhe Konstantin Cekovit, krijues të grupit legjendar. Vjershat janë të poeteshës Zhivka Shopova, e cila ka shkruar shumë nga tekstet e këngëve të njohura dhe të dashura në repertorin e grupit. “Kjo është një këngë për gjërat më intime tek njeriu – për besimin në forcat e mira që na mbrojnë”, tha Zhivka Shopova.
I themeluar si një projekt studioje në vitin 1975, grupi FSB u rezistoi shumë stuhive dhe arriti të mbetet ndër grupet e preferuara rock të disa brezave të bullgarëve.
Kënga që ju ofrojmë të dëgjoni u ngjit në pozitën e parë në Top 20 të Radios Kombëtare Bullgare brenda disa ditësh.
“Shpresoj të jesh atje...Të kam fshehur në shpirt që të mos jetë dimër… Po lutem dhe ende po pres… Shpresoj të jesh atje...”
Grupi B.T.R. i jep fund turneut kombëtar me një koncert më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ashtu si edhe gjatë gjithë turneut, në koncert do të marrin pjesë edhe muzikantët nga grupi AHAT. B.T.R. nisin Turneun..
Disa ditë para koncertit të saj të dytë të madh në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (22 tetor), Mihaellla Fileva prezanton këngën e saj të re "Kush është ajo?" me një videoklip argëtues në frymën e filmit të shkurtër. Kënga fillimisht është..
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110 vjet nga lindja e Josif Cankovit "Kënga ime, dashuria ime" Përgatiti në shqip..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje...