2602 janë rastet e reja me koronavirus në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. 78% e të sapo infektuarve nuk janë vaksinuar. Më shumë se 17% e 15 061 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë u rrit me 365 në 239 320 veta. Në spitale u shtruan 210 pacientë të infektuar. 86 për qind e tyre nuk janë të imunizuar. Aktualisht ndodhen gjithsej 5730 pacientë me koronavirus në spital. 506 persona të infektuar janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit, 39 persona kanë vdekur me Covid të konfirmuar. 36 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. Të kuruarit janë 2198.
Të dielën janë dhënë 1900 vaksina. 1 993 529 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit. Janë 606 917 persona me një dozë përforcuese.Në ditën e babait, Fondacioni “Prindërimi i përbashkët” organizon një protestë për ndryshimet ligjore që garantojnë që fëmijët e prindërve të ndarë të mund të rriten me kujdesin e të dy prindërve. Aktiviteti do të mbahet nën moton “Jo tjetërsimit prindëror..
Për shkak të reshjeve të dendura të borës që prej ditës së djeshme, banorët e lagjes "Dragalevci" të kryeqytetit, zonat e vilave "Kiliite", "Simeonovo-Dragalevci", "Jarema", si dhe fshatrat Vlladaja, Pllana, Pasarell, Zheleznica, Bistrica, që ndodhen rreth..
Të enjten do të jetë me vranësira. Reshjet do të vazhdojnë dhe do të jenë të konsiderueshme në Bullgarinë Qendrore Veriore, ku do të bjerë borë. Borë do të bjerë në shumë rajone të Bullgarisë Perëndimore. Në rajonin e malit Rodopa dhe në Bullgarinë..
Në prag të Vitit të Ri, në fshatin bullgaro-muhamedan Ribnovo, në Bullgarinë Jugperëndimore, zgjedhin nusen më të bukur “gelina” në 4 vitet e fundit. Kështu..
Kisha Ortodokse është një. Feja tradicionale në Bullgari është Ortodoksia Lindore dhe shprehësi dhe përfaqësuesi i vetëm i saj është Kisha Ortodokse..
Strategjia Detare e Bullgarisë për periudhën 2022-2027 dhe planet e përditësuara të menaxhimit për pellgjet e Danubit, Detit të Zi, Detit të Bardhë Lindor..