Nikollaj Vodeniçarov - Nikeca është një nga artistët më të pëlqyer në vendin tonë, veçanërisht në mesin e audiencës së re. Për më shumë se dhjetë vjet ai ka qenë pjesë e grupit “Casual Threesome”. Albumi i tyre debutues “Casualties” u përhap në tregun muzikor në tetor të vitit 2021. Një nga këngët në të – “Phoenix”, fitoi Çmimin e Parë të konkursit të BNR "Pranvera e Artë" - 2020. Nikeca ka një karrierë solo shumë të suksesshme. Në pranverën e vitit 2016 ai prezantoi këngën e tij të parë autoriale "Mirna". Regjisori i videos së këngës është i paharruari Dimo Stojanov nga grupi P.I.F.
Titulli i fundit me të cilin muzikanti fitoi popullaritet ishte kënga “Erdha të të marr”. Autori i muzikës dhe tekstit është Nikeca, ndërsa aranzhimi është bërë së bashku me Ivan Leçev - kitarë dhe Rosen Vatev - bateri, me të cilat performojnë këngën.
“Erdha të të marr” është një këngë për dashurinë, dashurinë e madhe me të cilën je ndarë, për vuajtjet e Romeos kur nuk është me Zhulietën dhe për përpjekjet për përballimin e të gjitha rrethanave që e pengojnë këtë dashuri. Ai shkon tek ajo dhe e çon në pafundësinë e tyre…”- kështu e përshkruan Nikeca përmbajtjen e tekstit për dëgjuesit e Radio Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..