Këshilli Konsultativ për Sigurinë Kombëtare i thirrur nga Presidenti për nesër, 15 shkurtin, duhet të dalë me garanci për mbrojtjen e komunitetit bullgar në Ukrainë në rast të përshkallëzimit të tensioneve dhe konfliktit ushtarak. Këtë e deklaroi në Suhindoll Nënpresidentja Ilijana Jotova, ku mori pjesë në krasitjen rituale të vreshtave me rastin e Ditës së Trifon Zarezanit, festës së verës dhe vreshtarëve që shënohet më 14 shkurt.
“Komuniteti bullgar në Ukrainë është diaspora jonë më e madhe historike jashtë vendit. Në rast konflikti, ndoshta një pjesë e madhe e tyre do të bëhen refugjatë. Ne duhet të jemi gati në këtë moment dhe shteti bullgar duhet të ofrojë kushtet më të mira”, tha Nënpresidentja Jotova. Informacioni është i korrespondentes së BNR, Zdravka Masljankova.Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Tre persona – dy shtetas bullgarë të rinj dhe një shtetase palestineze e moshuar, anëtare e familjes së njërës prej bullgarëve – janë evakuuar me sukses nga Rripi i Gazës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. “Nxjerrja u krye në bashkëpunim të..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..