Më 19 shkurt Bullgaria përkulet para Vasill Ivanov Kunçevit - revolucionarit që mbolli farën e lirisë në atdheun e robëruar bullgar.
“Heroi ka thënë gjithçka që ne duam të dëgjojmë sot. Dhe për demokracinë, për republikën, dhe për lirinë, dhe për barazinë, dhe për ato anët e errëta të jetës që na ndajnë… Pikërisht ai na mësoi të jemi apostuj, të jemi shoqëri”, shkroi pak kohë më parë gazetari Stefan Prodev në një ese kushtuar përvjetorit të vdekjes së Apostullit. Teksti është shkruar në një kohë tjetër, por i përgjigjet krejtësisht situatës së tanishme, kur përballemi me sfida të vazhdueshme për shëndetin dhe jetesën tonë, shoqëritë po përjetojnë peshën e kufizimeve dhe vendet po luftojnë për të gjetur tonin e duhur të dialogut. Dhe ai na drejton sërish te amanetet e Levskit, i cili mbeti përgjithmonë në moshën 35-vjeçare, por në letrat dhe shënimet e tij mësojmë gjithçka që duhet të ndodhë në Bullgari dhe mënyrën se si ne mund ta arrijmë këtë.
Shpeshherë fjalët e Levskit tingëllojnë të thjeshta, por pa kompromis: “Atë që thamë dhe shkruam dje, duhet ta kemi parasysh sot, kështu qe nesër të mos i bëjmë njerëzit të qeshin me punën tonë”, këshillon Levski e jo vetëm: “U jepni punën atyre njerëzve, të cilët janë të matur, të palëkundur, të patrembur dhe bujarë.”
Dhjaku beson se "të gjitha kombet në Bullgari do të jetojnë nën ligje të pastra dhe të shenjta, siç е e ka vendosur Zoti për të gjithë njerëzit". Për turkun, për hebreun etj., për të gjithë do të jetë njësoj, vetëm nëse i njohin ligjet njësoj me bullgarët. Kështu do të jetë në Bullgarinë tonë!”
“Ne kemi shansin unik që në historinë tonë të kemi një figurë e cila e ka përvijuar rrugën që duhet të ndjekë Bullgaria, vite më parë. Levski e ka vërtetuar vërtetësinë e asaj që thotë me jetën dhe vdekjen e tij”, thekson Vasill Vasilev, kryetar i Komitetit Mbarëbullgar “Vasill Levski”.Sot, çdo bullgar kujton fjalët e Levskit dhe kërkon një përgjigje - a arrijmë t’i zbatojmë pritshmëritë e larta të Apostullit për forcën e shpirtit bullgar dhe aftësinë tonë për të ndërtuar një të ardhme të denjë.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 9 shtator mbushen 90 vjet nga fundi i Mbretërisë së Bullgarisë dhe vendosja e regjimit komunist në Bullgari. Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, kur Ushtria Sovjetike shkoi në ofensivë pas Betejës së Stalingradit dhe arriti në Rumani në gusht të..
Në mendjet e bullgarëve, që ruajnë dhe nderojnë kujtimin e të parëve të tyre, data 6 shtator është simbol i bashkimit të popullit tonë të vuajtur, i cili ruajti besimin dhe identitetin e tij gjatë pesë shekujve të pushtimit osman. Pas Çlirimit në fund..
Sot, më 28 gusht, në shumë rajone të vendit tonë, bullgarët kremtojnë Fjetjen e Hyjlindëses sipas stilit të vjetër, së bashku me pothuajse të gjithë botën ortodokse. Festa është shumë e respektuar në vendin tonë, siç e dëshmojnë tubimet e shumta,..
“Sot festojmë një përvjetor: 139 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare dhe fitorja e ushtrisë së re bullgare. Ashtu si Bashkimi i Bullgarisë është vetëm..