Lidhur me tensionin mes Ukrainës dhe Rusisë, si rezultat i njohjes së pavarësisë së Doneckut dhe Luganskut, Kryeministri Kirill Petkov tha para gazetarëve në parlament se Bullgaria është një partnere shumë e qartë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ai sqaroi se vendi ynë solidarizohet me sanksionet, ndërsa po shqyrton opsionet për t'i siguruar vendit tonë burime energjetike. “Ne po vëzhgojmë interesin bullgar, por po punojmë së bashku me BE-në”, konfirmoi Petkov, duke shtuar se në rast krize me furnizimet e gazit, planifikohet ndalimi i eksportit të energjisë elektrike nga Bullgaria.
Ai gjithashtu theksoi se gazsjellësi që furnizon Bullgarinë furnizon edhe Serbinë dhe Hungarinë, partnerë strategjikë të Rusisë. Nga ana tjetër, Petkov kujtoi se është në kontakt të vazhdueshëm me homologun e tij grek Kiriakos Micotakis për ndërtimin e lidhjes së gazit.
Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..
Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një..
Pa kompensim për çmimin e energjisë elektrike, ndërmarrjet do të jenë jokonkurruese. Ata që nuk mund ta kalojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike në çmimet e produkteve të tyre dhe ata që kanë kontrata ndërkombëtare do të falimentojnë. Të..
Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..