Në sfondin e luftës në Ukrainë, gjithnjë e më shpesh dëgjohen thirrjet për një bojkot të festës sonë kombëtare - 3 marsit, e cila sipas traditës është e shoqëruar me kurora falënderuese dhe homazhe për Ushtrinë Çlirimtare Ruse në prani të të ftuarve zyrtarë. /Më 3 mars 1878 u nënshkrua Traktati Paraprak i Paqes i San Stefanit për ndërprerjen e Luftës Ruso-Turke të viteve 1877-1878, i cili shënoi Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane /.
Sipas shumicës, tani është momenti që Bullgaria të ndryshojë datën dhe shkakun për festën e vet kombëtare.
Kështu mendon dhe profesori i antropologjisë kulturore në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” Ivajllo Diçev, sipas të cilit ne bullgarët vuajmë nga kompleksi kombëtar i mirënjohjes ndaj Rusisë. “Nuk ka një shtet tjetër, i cili të festojë si një ditë kombëtare diçka, në të cilën ajo vetë nuk ka marrë pjesë! Më 3 marsështë nënshkruar Traktati i Paqes i San Stefanos midis dy perandorive pa pjesëmarrjen e asnjë bullgari” - pohon profesori Ivajllo Diçev dhe shton se ka ardhur koha që më në fund bullgarët të shkundemi nga ndikimi i Rusisë dhe të fillojmë “vetë të farkëtojmë fatin tonë”. Dhe akoma:“Ne po shikojmë sesi vepron e ashtuquajtura “Liri” e Gjyshit Ivan /imazhi i mitologjizuar i Rusisë çlirimtare, në vetëdijen kolektive të popullit bullgar nën sundimin osman /. Putini shpalli se po shkon në Ukrainë, qe të ndreqë ndonjë farë gabimesh historike. Por, çështja është se kjo pozitë arrogante e Rusisë shpallet si çlirimtare me qëllim për të pushtuar vendin. Si rezultat i të njëjtit qëndrim, ne bullgarët ishim mbajtur në një gjendje poshtëruese të sovranitetit organik për 45 vjet”, thotë profesori Diçev.
Sipas tij për një festë kombëtare duhet të shpallet miratimi i Kushtetutës së Tërnovos më 16 prill 1879, kur vihet fillimi i shtetit të lirë dhe të pavarur bullgar. Ivajllo Diçev komenton po kështu dhe lidhjet e forta historike, kulturore dhe shpirtërore midis popullit rus dhe atij bullgar.
“Kultura ruse ka qenë gjithmonë në kundërshtim me autokracinë ruse, me regjimet ruse duke filluar me dekabristët. Dhe nëse duhet të marrim mësim prej dikush, sigurisht që këta janë disidentët, intelektualët dhe shkencëtarët rusë. Por, shikoni sesi gjëja e parë, të cilën e bëri Putini, përpara se të fillojë këtë agresion, ishte mbyllja e organizatës për të drejtat e njeriut “Memorial”, që merrej me kujtimin e viktimave të komunizmit, e krijuar nga akademiku Andrej Saharov – thotë prof. Diçev.
Sipas tij është mirë që më në fund të fillojmë të mendojmë për kulturën ruse jo si një pasqyrim të Ortodoksisë dhe të Gjyshit Ivan, por si një kulturë, në të cilën rrjedh një betejë për modernizim dhe demokraci. Ne gjithashtu duhet të dallojmë veten nga regjimet shtypëse ruse në periudha të ndryshme.
“Në këtë kuptim, unë do të doja që të bojkotojmë 3 marsin si një festë kombëtare” - deklaroi profesori Diçev dhe shtoi: “Nuk bëhet fjalë të jemi kundër atyre të cilët kanë luftuar kundër Perandorisë Osmane për lirinë tonë, të cilët nuk kanë qenë vetëm rusë, mes tyre ka pasur ukrainas, rumunë, finlandezë etj. Bëhet fjalë të zgjedhim një festë tonën - bullgare, e cila të shprehë pavarësinë tonë. Dhe shpresoj se në kontekstin e luftës në Ukrainë, do të kryhet një gjest i dallimit dhe i solidaritetit. Iniciativa e bashkisë së kryeqytetit për demontimin e Monumentit të Ushtrisë Sovjetike në Sofje është një hap i mirë në këtë drejtim.
Është mirë që ne, si qytetarë, pikërisht në këtë moment të refuzojmë të shkojmë nëpër këto monumente sovjetike dhe ruse - thotë si përfundim profesori Diçev.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES-arkiv
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..