70 persona nisen nga Odesa me autobus për në Bullgari më 11 mars, tha për BNR Elena Vallkova nga Shoqata e Bullgarëve në Ukrainë. 100 persona të tjerë janë regjistruar dhe presin mundësinë e radhës për t'u larguar. Më shumë se 1000 njerëz janë evakuuar tashmë nga Jugu i Ukrainës. Gjendja e bullgarëve në Mariupolin e rrethuar është kritike, shtoi Vallkova. Nga 11 marsi do të hapen pikat e kontrollit në kufirin me Rumaninë, ku refugjatët ukrainas do të marrin një dokument mbrojtjeje të përkohshme. Me të, ata do të banojnë në vend ligjërisht, do të kenë të drejtën e punës, kujdesit shëndetësor, arsimimit dhe mbështetjes sociale.
Kryeministri Kirill Petkov në Versajë, ku po merr pjesë në Këshillin e Jashtëzakonshëm Evropian, i kërkoi BE-së të mbështesë financiarisht Bullgarinë dhe vendet fqinje të Ukrainës që pranojnë refugjatë.
Euroliderët kanë vendosur që BE-ja të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën, por ato nuk do të zhvillohen sipas një një procedure të përshpejtuar.94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata..