Për të ndihmuar partnerët e saj nga Parku Kombëtar Natyror “Limanet e Tuzlës” në Ukrainë, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve ka nisur një fushatë për mbledhje mjetesh. Synimi është sigurimi i nevojave bazë, ilaçeve dhe pajisjeve. Menaxhimi i parkut është një nga partnerët ukrainas në kuadrin e projektit “Rruga e Fluturimit të Sigurt”, të cilët përgjigjen për menaxhimin dhe mbrojtjen e një prej zonave natyrore bregdetare më të vlefshme në Ukrainë – një vend, ku shpendët e kalojnë dimrin dhe bëjnë fole. Në ekip merr pjesë edhe bullgari besarab Dr. Ivan Rusev - ekolog dhe ornitolog i shquar që ka punuar për dekada për të ruajtur biodiversitetin në Ukrainë.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..