362 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 68.2% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 9 për qind e 4063 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve të regjistruar aktivë ka rënë në 189 422. 54 pacientë të infektuar janë shtruar në spitale gjatë 24 orëve të fundit. 46 prej tyre - 85%, nuk janë vaksinuar. Në spital janë shtruar gjithsej 2059 pacientë. 242 janë në terapi intensive.
Tetë persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh. Janë shëruar 424 persona, të dielën janë bërë 201 vaksina.
Nga 1 prilli do të shfuqizohen të gjitha masat kundër Covid-it në shkolla. Të gjithë nxënësit duhet të kthehen në klasë, përveç atyre që kanë aplikuar për trajnim individual, tha për BNT Ministri i Arsimit Nikollaj Denkov.Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..