362 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 68.2% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 9 për qind e 4063 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve të regjistruar aktivë ka rënë në 189 422. 54 pacientë të infektuar janë shtruar në spitale gjatë 24 orëve të fundit. 46 prej tyre - 85%, nuk janë vaksinuar. Në spital janë shtruar gjithsej 2059 pacientë. 242 janë në terapi intensive.
Tetë persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh. Janë shëruar 424 persona, të dielën janë bërë 201 vaksina.
Nga 1 prilli do të shfuqizohen të gjitha masat kundër Covid-it në shkolla. Të gjithë nxënësit duhet të kthehen në klasë, përveç atyre që kanë aplikuar për trajnim individual, tha për BNT Ministri i Arsimit Nikollaj Denkov.Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..