Një koleksion i pasur pllakatesh shumëngjyrësh bullgarë të cirkut formon një retrospektivë të historisë 125-vjeçare të artit vendas të cirkut në Galerinë e Sofjes "Rajko Aleksiev". Arsyeja e ekspozitës është shfaqja e parë e grupit të parë profesional bullgar të cirkut “Flamuri Bullgar”, me udhëheqës Petër Panajotov. Ajo u mbajt më 24 prill 1897, pikërisht ditën e Pashkës, në kuadrin e panairit tradicional në Sofje.
Përvjetori i rëndësishëm i artit bullgar të cirkut sivjet shënohet nga një ekspozitë e organizuar nga koleksionisti privat Dragomir Draganov me “Muzeun Virtual të Artit të Cirkut Bullgar” dhe Lidhja e Artistëve Bullgarë. Deri më 8 maj mund të shihen 125 pllakate të cirkut bullgar. Ato mbulojnë periudhën nga vitet 30-të të shekullit të kaluar deri në ditët e sotme. Ndër autorët e tyre janë disa nga piktorët më të ndritur vendas dhe artistët e pllakateve si Enço Pironkov, Dimitër Tasev, Bozhidar Ikonomov, Asen Starejshinski, Ljudmill Çehllarov, Atanas Mihalçev, Jani Janev dhe shumë të tjerë. Të rregulluar kronologjikisht, ato praktikisht tregojnë historinë e dy arteve - cirkut dhe poligrafisë. Kjo është ekspozita e parë e pllakateve në Bullgari kushtuar vetëm artit të cirkut.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: sbhart.com
Një artist i ri bullgar vendos me vullnetin e tij të lirë të largohet nga kjo botë në mesin e shekullit të kaluar për të ruajtur vetveten, edhe pse i mundur nga sistemi në një nivel thjesht fizik. Aktualisht, në galerinë e Institutit Kulturor Bullgar..
Rumen Rashev është një nga solistët më të shquar të baletit bullgar në fund të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar. Ai hyn në botën e artit rastësisht, por me bekimin e emrit të njohur Nedellço Izov – drejtor i Shkollës Shtetërore të..
Festivali i dritave LUNAR po kthehet në Sofje për edicionin e tij të katërt, duke e shndërruar kryeqytetin në një galeri të jashtëzakonshme nën qiell të hapur. Çdo mbrëmje mes 8 dhe 11 majit publiku do të zhytet falas në botën e dritave përmes..